Kompania ALBtelecom vjen në këtë pranverë, me të tjera risi për klientët e saj. Me ofertën më të re tashmë të gjithë mund të kenë në shtëpitë e tyre internetin, aq shumë të dëshiruar, të shpejt dhe me cilësinë të lartë. Duke u abonuar ne shërbimin ADSL nga data 1- 31 Mars të gjithë do te përfitojnë tarifën e instalimit si dhe dy muaj internet falas. Në këtë mënyrë të gjithë abonentët do të kenë internet 24 orë në 24, duke harruar për dy muaj shpenzimin e faturave.
Kompania ALBtelecom duke ju përmbajtur politikave të saj për të futur nje teknologji bashkohore, në të gjithë Shqipërinë, premton se vetëm gjatë vitit 2009, do të vij me një larmi ofertash të reja për t’iu dhënë mundësi të gjithë kategorive të klientëve të njihen dhe të shijojnë teknologjinë e avancuar të kompanisë. Ndërkohë ALBtelecom ashtu si dhe kishte premtuar që do të prezantohej me strategji të reja në vitin 2009, ka shënuar një arritje shumë të madhe në shërbimin e internetit.
Së fundi ALBtelecom ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për të gjithë sistemin arsimor, parauniversitar. Sipas projektit që u nënshkrua vetëm pak ditë më parë midis Ministrisë së Arsimit dhe kompanisë ALBtelecom, do të jenë rreth 2017 shkolla që do të përfitojnë nga teknologjia e avancuar që ofrohet vetëm nëpërmjet shërbimi ADSL. Ky kontribut që kompania ALBtelecom jep në modernizimin e sistemit arsimor shqiptar, do të ndikojë në nivelin e studimit dhe formimit të nxënësve shqiptarë në të gjithë shkollat e vendit.
Ndërkohë burime të ALBtelecom bëjnë të ditur se shumë shpejt, kjo kompani do të vij edhe me shërbime të tjera që flasin për teknologjinë më të fundit në fushën e telekomunikacionit.