Albtelecom Logo

Harta | English

20.05.2013 - Monday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Planet e gjenerates se re ALBtelecom & Eagle  
ALBtelecom rrit 8 herë kapacitetin e fibrës optike me Italinë  
“Jemi rritur 30 herë në 2009-n”  
 
Print 6/30/2009
Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm të ALBtelecom, Mustafa Resit AKDOGAN

 

Cila ka qenë ecuria e Kompanisë tuaj gjatë vitit 2007?

Viti 2007 për kompaninë Albetelekom ka qenë një periudhë tranzicionit, çka ka ndikuar ndjeshëm dhe në ecurinë e kompanisë. Ashtu sikundër dihet tashmë në mesin e vitit 2007 përfunduan dhe procedurat për privatizimin e kompanisë, shumica e aksioneve të së cilës u ble nga konsorciumi turk “Çalik”. Megjithatë menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi kontratën e shitjes së 76 për qind të aksioneve, stafi i ri drejtues në bashkëpunim dhe me punonjësit ekzistues, realizoi një bashkëpunim të suksesshëm për të mbyllur me rezultate sa më pozitive vitin 2007 dhe zbutjen në maksimum të efekteve që mund të shkaktonte kalimi i pronësisë së shumicës së aksioneve nga shteti për tek konsorciumi turk “Çalik”. E thënë ndryshe, duke patur parasysh periudhën e tranzicionit ecuria e kompanisë ka qenë e kënaqshme. Përkushtimi i stafit të ri, por dhe atij ekzistues, ka bërë që tranzicioni i privatizimit të kishte pasoja minimale në treguesit për vitin 2007. Nga ana tjetër, për të krijuar një klimë sa më të butë tranzicioni stafi i ri drejtues kryesisht në pjesën e dytë të vitit 2007 është fokusuar menjëherë tek puna investuesve duke synuar një rritje cilësore të shërbimeve dhe aplikimin e çmimeve konkurruese në treg.

 

Si është ecuria e 2008-ës dhe çfarë shërbimesh dhe produkte të reja keni ofruar?

Viti 2008 për Albtelekom shënon dhe nisjen e një epoke të re brenda vetë kompanisë, por dhe në shërbimet e telekomunikacionit me rrjet fiks. Pas një viti tranzicioni për shkak të privatizimit dhe evidentimit të gjendjes reale nga kompania që e bleu atë, investimet janë fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe rrjetit të saj në të gjithë vendin. Prej muajsh kompania është duke punuar me ritme të shpejta për përmirësimin e rrjetit ekzistues, por dhe shtimin e kapaciteteve të reja. Gjithashtu është punuar dhe në përmirësimin e shërbimeve të tjera të internetit, ku përveç rritjes së cilësisë është ndërhyrë dhe në uljen e çmimeve. Pas gati një viti nga privatizimi i kompanisë cilësia e shërbimeve ka njohur një rritje të ndjeshme. Rritja e cilësisë së shërbimeve nga ana tjetër është shoqëruar dhe me ulje të tarifave për shërbim. Shumë prej shërbimeve të ofruara më parë nga Albtelekom, tashmë ofrohen me një cilësi shumë herë më të lartë dhe me çmime deri në tre herë më të ulëta. Krahas zgjerimit të rrjetit të telefonisë fikse, investimet e kompanisë përgjatë këtij viti janë fokusuar në rritjen e kapaciteteve në shërbimin e internetit përmes shërbimit ADSL. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit ADSL, rritja e kapacitetit dhe sigurisht ulja e çmimeve për abonentët kanë qenë dhe fokusi i punës së kompanisë. Por paralelisht me këto shërbime është duke u punuar dhe për përgatitjen e infrastrukturës për mundësimin e shërbimeve të tjera në të ardhmen. Kompania i ka vënë vetës si qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve, uljen e çmimeve për shërbimet e ofruar dhe zgjerim të kapaciteteve të saj për plotësimin e nevojave të konsumatorit.

 

Cilat do të veçonit si pikat tuaja të forta në raport me konkurrentët në treg?

ALBtelecom sh.a. është operatori publik më i madh që operon në fushën e shërbimeve të telekomunikacionit me rrjet fiks në Shqipëri. Si i tillë kapacitet kompanisë në këtë fushë janë shumë herë më të mëdha se sa ata të konkurrentëve të tjerë në treg. Duke qenë kompania lider, Albtelekom ofron një gamë të gjerë shërbimesh duke nisur nga telefonia fikse, shërbimi i internetit ADSL, intranetit, shërbimi i kartofonisë etj. Prej kohësh kompania Albtelekom është duke investuar në përmirësimin e rrjetit dhe infrastrukturës së saj në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit. Infrastruktura e modernizuar dhe përmirësimi i mëtejshëm i saj, i jep mundësinë Albtelekom që të ofrojë të gjithë shërbimet që bazohen tek sistemi IP, ndërsa i mundëson gjigantit të telefonisë fikse ë ofrojë të gjitha shërbimet me një kualitet maksimal. Por rritja e cilësisë së shërbimeve ekzistuese, mbulimi i të gjithë territorit, stafi teknik dhe drejtues si dhe përmirësimi i infrastrukturës janë vetëm disa prej pikave të forta të kompanisë ndaj konkurrentëve të tjerë. Rritja e cilësisë së shërbimeve ekzistuese shumë shpejt pritet të shoqërohet më të tjera shërbime po kaq cilësore dhe me çmime të leverdishme, siç është shërbimi KIOSK dhe POS që mundësojnë shërbimin e blerjeve on-line, telefonat multimedia të internetit, shërbimi video dhe audio në internet etj. Investimet e kryera në shërbimin e internetit me kualitet, pa ndërprerje, të shpejtë ekonomik dhe efektiv i mundësojnë kompanisë një pozicion lider në treg, duke e diferencuar ndjeshëm nga konkurrentët e tjerë. Por krahas cilësisë, kompania ka vendosur që të operojë me çmime shumë herë më të ulët se operatorët e tjerë në treg saj, për të njëjtin shërbim. Një pikë tjetër e fortë është dhe fakti se në Shqipëri ende nuk ekziston një operator me kapacitetin, kualitetin dhe çmimin që ofron Albtelekom, çka e bën atë një lider të padiskutueshëm në fushën e shërbimeve të telekomunikacionit me rrjet fiks dhe i jep mundësinë të vazhdojë investimet për të tjera shërbime cilësore dhe me çmime të arsyeshme për qytetarët shqiptarë.

 

Revista “Monitor”


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009