Albtelecom Logo

Harta | English

21.05.2013 - Tuesday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Rrjeti NGN i ALBtelecom dhe Risitë e Tij  
ALBtelecom ofron internet Wi-Fi në zona publike  
ALBtelecom Kontribuon në Zgjerimin e Hapësirave të Blerta në Gjirokastër  
 
Print 6/30/2009

Presidenti i Çalik Group, Ahmet Çalik e cilëson kredinë si një tregues të kredibilitetit të kompanisë dhe thotë se kjo shumë do të përdoret për modernizimin dhe ribërjen e ALBtelecom.

 

Kompania më e madhe e telefonisë fikse ALBtelecom, pas privatizimit dhe hyrjes në familjen e Çalik Holding, nënshkroi një marrëveshje kredie me vlerë 100 milionë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BTDB). Kredia në fjalë do të shërbejë për modernizimin e kompanisë dhe investimet në infrastrukturën e telefonisë fikse.

 

Nga shuma e përgjithshme, 75 milionë Euro do të jepen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa pjesa tjetër prej 25 milionë eurosh do të financohet nga Banka e Detir të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BTDB). ALBtelecom, bazuar në këtë kredi do të investojë në zhvillimi, shtimin dhe përmirësimin e rrjetit aktual si dhe do të rrisë kapacitetet dhe po ashtu dhe cilësinë e shërbimeve të telekomunikacionit për abonentët e tij.

 

Në ceremoninë e nënshkrimi të marrëveshjes së kredisë morën pjesë përfaqësues të Qeverisë dhe institucioneve shqiptare dhe Presidenti i Çalik Group, Ahmet Çalik. Presidenti i kompanisë Çalik tha se marrëveshja është e rëndësishme si për ALBtelecom ashtu edhe për ekonominë shqiptare. Ai tha se thithja e kësaj kredie është tregues i kredibilitetit dhe besueshmërisë së lartë të Çalik Group në qarqet ndërkombëtare.

 

Presidenti Çalik, e cilësoi marrëveshjen e kredisë edhe si një marrëveshje bashkëpunimi. “Kemi arritur këtë marrëveshje me vlerë totale prej 100 milionë eurosh, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe për modernizimin dhe ribërjen e ALBtelecom”, tha ai. Zoti Çalik, vijoi më tej duke thënë se “pavarësisht paqartësive në rritje dhe dallgëve që po përjetohen në ekonominë ndërkombëtare, kredia e siguruar nga dy institucionet e mëdha financiare të arenës ndërkombëtare, BERZH dhe Banka e Detit të Zi bëjnë të qartë reputacionin dhe besueshmërinë e lartë që Çalik Holding ka në arenën ndërkombëtare”. Sipas tij, ky hap do të ndikojë edhe në zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit shqiptar, por edhe në dinamikat ekonomike të vendit. “Ky investim do të jetë lajmëtar i investimeve dhe reformave të tjera. Uroj dhe shpresoj se vendi mik dhe vëlla Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe ekonomisë së tregut të lirë. Këtë investim, që besojmë se do të sjellë ndikim në qëndrueshmërinë ekonomike dhe do të sjellë dinamizëm edhe në sektorë të tjerë në Shqipëri, ne e shohim edhe si nisjen e një periudhe të re për vendin dhe për këtë arsye i japin rëndësi të veçantë”, tha Presidenti i Çalik Group, Ahmet Çalik.

 

Duke theksuar rëndësinë që Çalik Holding i jep lidhjeve historike dhe kulturore me Shqipërinë, Ahmet Çalik shtoi se “ndihemi krenarë që jemi këtu në Shqipëri, si pjesë e ekonomisë shqiptare gjatë procesit të zhvillimit dhe rigjallërimit të saj duke dhënë kontributin tonë”.

 

Grupi Çalik, mori 76 për qind të ALBtelecom pas privatizimit që nisi me tenderin në vitin 2005. Me shumën prej 120 milionë eurosh, Çalik është një nga investitorët më të mëdhenj në vend. Grupi Çalik, në kuadër të strategjisë rajonale të rritjes, pak kohë më parë bëri pjesë të tij edhe bankën e dytë më të madhe në Shqipëri, Banka Kombëtare Tregtare. Rreth 80 % e aksioneve të operatorit të telefonisë fikse ALBtelecom dhe operatorit më të ri celular Eagle Mobile, zotërohen nga CETEL, kompani telekomunikacioni e Grupit Calik. Ndërsa 20 % e aksioneve zotërohen nga Turk Telecom. CETE, me Marrëveshjen për Operacione të Përbashkëta në shërbimet operacionale të ALBtelecom punon së bashku me Turk Telekom. Aktualisht ALBtelecom mbulon rreth 10 % të popullsisë së Shqipërisë që shënon 3.2 milionë banorë. CETEL po punon që mundësia e lidhjes me ALBtelecom të arrijë në më shumë se 60 % të popullsisë, duke arritur standardet e Evropës Perëndimore.

18.04.2008


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009