Albtelecom Logo

Harta | English

23.05.2013 - Thursday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Rrjeti NGN i ALBtelecom dhe Risitë e Tij  
ALBtelecom ofron internet Wi-Fi në zona publike  
ALBtelecom Kontribuon në Zgjerimin e Hapësirave të Blerta në Gjirokastër  
 
Print 6/30/2009

Operatori më i madh i telefonisë fikse në Shqipëri, ALBtelecom tashmë vjen me tarifa më të ulëta dhe për shërbimet e telefonisë fikse, për të gjithë klientët e saj. Pas uljes së tarifave për shërbimin ADSL të internetit, tre herë më të ulëta se çmimet e mëparshme, ALBtelecom do të aplikojë tarifa më të ulëta dhe për telefoninë fikse. Kompania ka vendosur uljen e çmimeve deri në 57 për qind.

 

Shumë prej shërbimeve të ofruara më parë nga ALBtelecom, tashmë ofrohen me një cilësi shumë herë më të lartë dhe me çmime shumë herë më të ulëta. ALBtelecom do të aplikojë plane të ndryshme tarifore, për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave për komunikim bizneseve dhe familjeve shqiptare.

 

Tarifat e reja që do të aplikohen duke nisur nga data 15 shtator, u mundësojnë familjeve shqiptare që të përfitojnë çmime shumë herë më të ulëta për thirrjet brenda rajonit, ashtu dhe me rajonet e tjera. Për të gjitha kategoritë e thirrjeve kompania ka planifikuar tarifa më të ulëta se pajtimtarët e tjerë.

 

Ndërkaq ulje e ndjeshme e tarifave do të ketë dhe për pajtimtarët jo familjarë për të gjitha kategoritë e thirrjeve brenda dhe jashtë vendit.

 

ALBtelecom ka menduar dhe për familjet që kanë njerëzit e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë, duke ulur tarifat dhe për thirrjet ndërkombëtare. Për bisedat drejt rrjeteve të tjera ndërkombëtare, ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë kompania ka ulur çmimet deri në 15 për qind. Klientët tanë do të kenë mundësi të komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë vendit me çmime shumë më të arsyeshme dhe ekonomike.

 

Për të lehtësuar komunikimin e klientëve, kompania ALBtelecom ka ulur ndjeshëm tarifat dhe për thirrje drejt operatorëve celularë vendas. Tashmë klientët tanë do të përfitojnë nga ulja e tarifave deri në 30 për qind për abonentët familjarë. Me tarifat e reja, abonentët tanë do të kenë mundësi të flasin më lirë me secilin prej operatorëve celularë.

 

Gjithashtu kompania ka ulur dhe tarifat për instalimin telefonik, nga 14 mijë lekë që ishte më parë, nga 15 shtatori do të jetë 12 mijë lekë.

 

Kompania është duke punuar me të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe financiare jo vetëm për të rritur shërbimet ekzistuese por dhe për hedhjen në treg të shërbimeve të reja cilësore dhe me çmime të leverdishme. ALBtelecom ka planifikuar dhe futjen e shërbimit KIOSK dhe POS të cilat mundësojnë shërbimin e blerjeve on-line, telefonatat multimedia të internetit, shërbimin video dhe audio në internet etj.

 

Më synimin për t’iu ardhur në ndihmë klientëve të saj dhe plotësimin e nevojave të tyre, ALBtelecom ka përcaktuar si prioritet kryesor rritjen e cilësisë së shërbimeve, zgjerimin e gamës së produkteve e shërbimeve me ulje të ndjeshme të tarifave për shërbimet e ofruara. Në këtë drejtim, kompania është duke investuar në zgjerimin e kapaciteteve të saj në rrjetin e telefonisë fikse për plotësimin e nevojave të saj si dhe ka parashikuar investime të tjera që do të mundësojnë shërbime bashkëkohore të teknologjisë së fundit dixhitale.


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009