Operatori më i madh i telefonisë fikse në Shqipëri, ALBtelecom vjen me tarifa shumë konkurruese për shërbimin ADSL. Më qëllimin e mirë për t’i ofruar konsumatorit shqiptar, një shërbim interneti sa më cilësor dhe më çmime konkurruese, kompania ka publikuar tarifat e reja.
Në treg janë hedhur 9 paketa të ndryshme, për shërbimin ADSL, të cilat janë konceptuar sipas kërkesave të abonentëve. Me këtë gamë të gjerë alternativash, ALBtelecom synon t’i ofrojë klientëve të tij mundësi të ndryshme zgjidhje për komunikim. Shpejtësia, cilësia dhe garancia që ofron ALBtelecom në lidhje me shërbimin ADSL, janë të mbështetura në punën e një stafi të kualifikuar, i cili po perfeksionohet çdo ditë e më shumë.
Në shërbim të abonentëve është vendosur edhe një qendër asistence, e cila do të ofrojë shërbim nga ora 08 deri më 22.00 të mbrëmjes. Mjafton të telefononi në numrin 133 dhe çdo shqetësim apo pyetje nga ana e abonentëve në lidhje me shërbimin ADSL merr përgjigje në moment nga stafi teknik që ndodhet në këtë qendër. Tarifat e reja të internetit, vijnë më konkurruese se kurrë dhe synojnë që ta kthejnë produktin e ADSL-së në një shërbim të prekshëm për të gjitha kategoritë. Personat që zgjedhin këtë shërbim tashmë do të paguajnë deri në tre herë më pak.