Të gjithë numrat fiks mund të telefonohen vetëm nëse u shtohet shifra 2 në fillim
ALBtelecom sh. a., kompania lider e telefonisë fikse në Shqipëri, pas privatizimit vitin e kaluar nga konsorciumi turk Çalik-Turk Telekom, tashmë ka hyrë në një fazë intensive investimesh për zgjerimin e kapaciteteve të saj në ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit.
ALBtelecom ka përcaktuar si prioritet kryesor të saj rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e produkteve e të shërbimeve. Në këtë drejtim, kompania është duke investuar në zgjerimin e kapaciteteve të saj në rrjetin e telefonisë fikse për plotësimin e nevojave të saj si dhe ka parashikuar investime të tjera që do të mundësojnë shërbime bashkëkohore.
Pjesë e kësaj strategjie zhvillimi është edhe kalimi i numeracionit lokal të Tiranës nga ai gjashtë shifror në shtatë shifror, plan ky i cili pasi është miratuar dhe nga autoritetet respektive të shtetit shqiptar, është bërë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet një fushatë publicitare gjatë muajve prill dhe maj në mediat vizive dhe ato të shkruara në vend.
Kompania ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e saj, se duke nisur nga mesi i muajit shtator, përkatësisht data 15 shtator, të gjitha thirrjet e abonentëve të kryeqytetit dhe të gjithë abonenteve të tjerë në Shqipëri, do të realizohen vetëm nëpërmjet numeracionit të ri, pra atij shtate-shifror, duke i shtuar numrit lokal shifrën 2 përpara. Pas kësaj date, numrat gjatëshifrorë, nuk do të jenë të arritshëm për dhe nuk do të realizohet asnjë thirrje drejt tyre p shtuar shifrën 2 në fillim.
Ky hap i ri i ndërmarrë nga ALBtelecom përkon me fillimin e ofrimit të shërbimeve të bazuara mbi teknologjinë e re të sapo implementuar nga kjo kompani. ALBtelecom shumë shpejt pritet të sjellë risi në tregun shqiptar të telekomunikacioneve. Duke besuar në mirëkuptimin e abonentëve tanë, garantojmë të gjitha hapat e ndërmarrë në drejtim të investimeve do të përkthehen shumë shpejt në shërbim të cilësisë më të mirë për ta.
Shembuj:
* Për të marrë në telefon një abonent ALBtelecom në qytetin e Tiranës
Numër formimi
ishte (00355) 4 2XX-XXX ose (00355) 4 3XX-XXX
bëhet (00355) 4 22XX-XXX ose (00355) 4 23XX-XXX.
* Për të marrë në telefon një abonent ALBtelecom në qytetin e Durrësit
numër formimi ishte (00355) 52 XXXXX
bëhet (00355) 52 2XXXXX
* Për të marrë në telefon një abonent ALBtelecom në qytetin e Korçës
numër formimi ishte (00355) 82 XXXXX
bëhet (00355) 82 2XXXXX
Shënim:
Qyteti i Laçit ndryshon prefiksin. Prefiksi aktual nga 536 bëhet 53.
Për të marrë në telefon një abonent ALBtelecom në qytetin e Laçit numër formimi
ishte (00355) 536 XXXX
bëhet (00355) 53 22XXXX
Bashkangjitur tabela me numeracionin e ri për të gjithë qytetet e Shqipërisë.
Faleminderit!