Albtelecom Logo

Harta | English

20.05.2013 - Monday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Rrjeti NGN i ALBtelecom dhe Risitë e Tij  
ALBtelecom ofron internet Wi-Fi në zona publike  
ALBtelecom Kontribuon në Zgjerimin e Hapësirave të Blerta në Gjirokastër  
 
Print 6/30/2009

ALBtelecom rikonfirmon veten si kompania lider në shërbimin e internetit në Shqipëri. Pas një investimi serioz për shtimin e kapacitetit dhe cilësisë së shërbimit, ALBtelecom tashmë është kompania e preferuar nga shqiptarët për shërbimin e internetit. Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Mustafa Resit Akdogan tha gjatë një konference për shtyp se kompania ka kryer një sërë investimesh në shërbimin e internetit. Sipas tij pas fushatave promocinale, reagimi dhe interesi i konsumatorit ka qenë mjaft i madh. “Mund t’ju konfirmoj jo pa krenari se në këtë moment që po flasim, jemi operatori i parë në treg dhe përsa i përket shërbimit të internetit në Shqipëri. Në 90 ditët e fundit numri i abonentëve që kanë zgjedhur shërbimin tonë është rritur me 500 për qind.

 

ALBtelecom, i cili ofron shërbimin e internetit më të sigurte, më të shpejtë dhe të një cilësie shumë të lartë, aktualisht është operatori i parë”, tha Akdogan. Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, shtoi se nisur nga interesi i madh për pajisje me shërbimin e internetit me ADSL, se nga data 17 deri datën 19 klientët do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas.

 

Kompani ndërkohë ka planifikuar hedhjen në treg dhe të shërbimeve të tjera të internetit, çka do të kënaqë të gjitha kategoritë e klientëve. Akdogan tha se përsa i përket shërbimit të internetit, ALBtelecom do të ketë dhe projekte sociale në këtë fushë. “Ne nuk e shikojmë shërbimin e internetit thjesht si një biznes, ne kemi projekte sociale në këtë fushë. Kemi projekte të përbashkëta që po punojmë me ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës. Në të ardhmen në të gjithë vendin do të ngremë klasa pilot për promovimin e teknologjisë dhe shërbimin e internetit. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë mundësi kontakti me internetin dhe përmes tij me zhvillimin teknologjik që në moshë të vogël”, tha ai.

 

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, nga projekti do të përfitojnë dhe fëmijët me aftësi të kufizuar, ndërsa është duke u bashkëpunuar dhe me universitetet, siç është rasti i marrëveshjes me Universitetin Epoka për shërbimin e internetit dhe teknologjisë në auditorë. Në 3 mujorin e parë të vitit 2009, shërbimi i internetit do të jetë një nga çështjet kyçe në të cilat do të fokusohet ALBtelecom. Qëllimi i kompanisë, sipas Akdogan, konsiston në ofrimin e këtij shërbimi për të gjithë publikun, institucionet dhe bizneset duke u mundësuar shërbime ekstra në këtë fushë. Ofertat më të cilat ALBtelecom operon në treg, sipas Akdogan janë më të mirat, ndërkohë që cilësia dhe shpejtësia e shërbimit të ofruar është e pakrahasueshme në treg.

 

Investime serioze, sipas Akdogan janë dhe investimet në rrjetin e telefonisë fikse, ku Tiranë dhe Durrësi janë vendosur si prioritete për të ofruar shërbimin e telefonisë fikse. Por krahas këtyre dy qyteteve është duke u punuar dhe në rrjetin në të gjitha rajonet e vendit. “Në Tiranë janë zonat e Laprakës, Freskut dhe Rrugës 5 Maji, ku do të fillojë të ofrohen numrat e rinj që nga data 15 Janar, qytetarët e Tiranës do të mund të aplikojnë që tani për të marrë këtë shërbim. Për këtë të gjitha pikat e shitjes janë në dispozicion për të ofruar të gjithë shërbimin e duhur”, tha Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom.

 

Pas privatizimit, nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat dhe është duke u investuar për përmirësimin e kujdesit ndaj klientit dhe thjeshtimin e procedurave të abonimit, qoftë për shërbimin e internetit, ashtu dhe për telefoninë fikse. Sipas Akdogan hap pas hapi do të ndryshojë e gjithë praktika e shërbimit ndaj klientetit, ku për hir të së vërtetës, tashmë klientët mund të pajisen më shërbimin e dëshiruar brenda ditës, në rajonet ku ekzistojnë mundësitë teknike.

Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009