ALBtelecom sjell surpriza të tjera për të gjithë klientët në këtë fund viti ,duke shtuar ofertat për shërbimin e internetit me ADSL. Për të gjithë klientët që do të bëjnë abonimin në shërbimin e internetit me ADSL gjatë muajit Dhjetor, ALBtelecom përgjysmon tarifën mujore.
Të gjithë abonentët do të kenë mundësi të bëjnë abonimin pranë pikave tona, duke përfituar jo vetëm 50 për qind zbritje të tarifës mujore, por dhe të marrin falas ose tarifën e instalimit ose modemin dhuratë.
Nëse ende nuk keni internet në shtëpitë tuaja, apo dëshironi shërbim me cilësi shumë herë më të mirë dhe të sigurte, atëherë është momenti për t’u bërë abonentë në shërbimin tonë të internetit. ALBtelecom ofron shërbim të internetit 100 për qind më të shpejtë, më cilësor dhe shumë herë më të sigurte. Oferta është e limituar dhe kushdo që do të zgjedhë të bëjë abonimin në shërbimin pranë kompanisë sonë do të përfitojë nga oferta gjate muajit Dhjetor.
Ndërkaq, për t’i ardhur në ndihmë klientëve, të gjitha sportelet e Albatelecom dhe pikat e shitjes do të jenë të hapur në 7 ditët e javës nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Për më shumë informacion, ALBtelecom ka vënë në dispozicion të qytetarëve dhe Qendrën e Shërbimit ndaj Klientit. Specialistët tanë do t’u japin përgjigje pyetjeve dhe paqartësive tuaja. Mjafton të telefononi pa pagesë në numrin 133 nga ora 07:00 deri 24:00 dhe operatorët e Qendrës së Shërbimit ndaj Klientit do t’u orientojnë për çdo hap që duhet të ndiqni për t’u bërë pjesë e familjes së ALBtelecom.