ALBtelecom prezantohet pranë klientëve të saj me një tjetër ofertë në shërbimin e telefonisë fikse. Kompania prezanton ofertën më të re për abonentët familjarë në të gjithë Shqipërinë. Duke nisur nga data 15 Janar, për tre muaj me radhë, deri më datë 15 Prill, të gjithë abonentët familjarë do të kenë mundësi të abonohen në paketën e re, “Flisni 60 minuta, paguani 1 minutë”.
Çdo abonent i kompanisë ALBtelecom, nga data 15 Janar deri më 15 Prill do të ketë mundësinë të abonohet në paketën më të re. Të gjithë abonentët e ALBtelecom do të mund të përfitojnë nga paketa “Flisni 60 minuta, paguani 1 minutë” vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të kompanisë sonë në të gjithë Shqipërinë. Përmes kësaj ofertë, çdo abonent familjar i ALBtelecom do të përfitojë deri në një orë falas, duke paguar vetëm minutën e parë të thirrjes. Të gjithë abonentët që zgjedhin të jenë pjesë e paketës më të re do të mund të flasë deri në 60 minuta, kundrejt pagesës prej vetëm 15 lekë të reja.
Oferta është e vlefshme për të gjitha thirrjet drejt numrave ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë. ALBtelecom vazhdon të mbajë premtimet për abonentët e saj në të gjithë Shqipërinë, për rritjen e cilësisë së shërbimit me çmime të leverdishme. Vetëm pak kohë më parë, ALBtelecom ka aplikuar tarifa të ulëta për të gjithë abonentët e saj, ndërkohë që do të vazhdojë të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.
Në konferencën e fundit për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Mustafa Resit Akdogan është shprehur se gjatë vitit 2009, kompania do të prezantojë oferta të reja dhe për telefoninë fikse. Akdogan është shprehur se të gjithë klientëve të ALBtelecom do t’u ofrohen oferta me çmime të leverdishme dhe paketa të ndryshme. Gjithashtu kompania ka prezantuar oferta me çmime shumë të leverdishme dhe për shërbimin e internetit me ADSL.