Kompania lider në fushën e telekomunikacionit, tani është me pranë edhe Sektorit Publik. ALBtelecom, vjen me një ofertë speciale për të gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe lokal. Duke u abonuar në shërbimin ADSL, nga data 1 deri më 28 Shkurt, të gjithë punonjësit e administratës do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas. Me paketën e re, punonjësit e administratës publike, përveç modemit dhe tarifës së instalimit falas, do të përfitojnë dhe 50 për qind zbritje të çmimit të abonimit, për 6 muajt e parë.
Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Z. Mustafa Resit Akdogan u shpreh në Konferencën për Shtyp se ashtu sikundër është premtuar më parë kompania ka përgatitur një paketë shumë të veçantë për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Akdogan tha se në Shqipëri janë rreth 105 mijë persona, punonjës të administratës publike në nivel qendror dhe lokal, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë nga oferta speciale për këtë kategori. Ai tha se përmes ofertave, qëllimi i kompanisë është mundësimi i kushteve sa më të mira për punonjësit e administratës. “Të gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe lokal, duke nisur nga data 1 shkurt 2009 deri më datë 28 shkurt 2009, do të kenë mundësi të përfitojnë falas, modemin dhe tarifën e instalimit. Ajo që është më e rëndësishme për këtë kategori personash, është se përveç modemit dhe tarifës së instalimit, do të përfitojnë 50 % zbritje të çmimit të abonimit mujor për 6 muajt e pare. Uroj që nga kjo fushatë të përfitojnë të gjithë personat që janë punonjës të administratës publike”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ALBtelecom ka shënuar dhe një tjetër arritje të rëndësishme dhe në shërbimin e internetit. Së fundmi, kompania ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për sistemin parauniversitar në Shqipëri. Sipas projektit në fjalë janë rreth 2117 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin që të marrin shërbimin e internetit nga ALBtelecom. Përzgjedhja është bërë nga Ministria e Arsimit, ku ALBtelecom ka paraqitur ofertën më të mirë duke fituar dhe të drejtën për të ofruar këtë shërbim. “Një pikë tjetër e rëndësishme që dua të ndaj me Ju, është dhe fakti se ALBtelecom po kontribuon në arsimin shqiptar. Tenderi i hapur nga Ministria e Arsimit për ofrimin e shërbimit të internetit për 2117 shkolla është fituar nga ALBtelecom. Brenda vitit 2009 të gjitha këto shkolla të nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm, do të njihen me shërbimin e internetit”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom. Ai vijoi më tej duke premtuar se brenda 3 mujorit të parë të këtij viti, ALBtelecom ka parashikuar të përfundojë projektin në rreth 1 mijë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. “Brenda 3 mujorit të parë në do të përfundojmë këtë projekt për rreth 1 mijë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme”, premtoi Akdogan.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Akdogan u shpreh se ashtu sikundër është premtuar dhe më parë, duke nisur nga data 1 Mars 2009, ALBtelecom do të ofrojë ulje të tarifave nga 10 deri në 25 % për të thirrjet ndërkombëtare dhe thirrjet drejt operatorëve celularë. “Për shkak të lidhjeve të personave që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, dihet se shqiptarët flasin më shumë drejt numrave me Italinë, Greqinë, Francën, Gjermaninë dhe Amerikën etj. Tarifat tona drejt këtyre vendeve janë më të ulëta se të gjithë operatorët mobile dhe operatorët e tjerë dhe kjo është 1/3 tarifës që ofrojnë operatorët e tjerë. Ne do të bëjmë të mundur që me vendet si Italia, Franca, Greqia, Gjermania, Amerika, etj. të flitet me 17 Lekë/min”, u shpreh Akdogan.
Ndërkohë një tjetër fushatë e ALBtelecom, vazhdon të jetë në treg. “Fol 60 minuta dhe paguaj vetëm një minutë”, sipas Zotit Akdogan po ecën mjaft mirë dhe njerëzit kanë shfaqur interes për t’u abonuar në këtë paketë. “ALBtelecom do të ketë vazhdimësi në ofertat për kategori të caktuara të klientëve, të cilët do të kenë mundësi të flasin më shumë duke përdorur shërbimet që ALBtelecom ofron”, tha ai.