Albtelecom Logo

Harta | English

19.05.2013 - Sunday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Rrjeti NGN i ALBtelecom dhe Risitë e Tij  
ALBtelecom ofron internet Wi-Fi në zona publike  
ALBtelecom Kontribuon në Zgjerimin e Hapësirave të Blerta në Gjirokastër  
 
Print 6/30/2009

Gjiganti i telefonisë fikse dhe i shërbimit të internetit në Shqipëri, ALBtelecom po mban premtimin e dhënë për risi, surpriza dhe oferta të shumta. Paketave të ekonomike për shërbimin e internetit, u shtohen dhe dy ofertat më të fundit për të gjitha thirrjet ndaj operatorëve celularë si dhe thirrjeve ndërkombëtare drejt Italisë, Greqisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të gjitha thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë, ALBtelecom sjell ofertë të re, duke ulur ndjeshëm tarifat.

Për thirrjet drejt operatorëve celularë, tashmë çdokush do të ketë mundësi të përfitojë nga oferta dhe të flasë me tarifa shumë herë më të leverdishme. Tjetër surprizë për klientët e ALBtelecom, është dhe oferta për thirrjet ndërkombëtare me disa prej vendeve. Klientët e ALBtelecom do të flasin më gjatë me të afërmit e tyre në Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, duke paguar vetëm 16.22 Lekë për minutë. Dy ofertat e reja të hedhura në treg, do të jenë në interes të publikut. Klientët do të kenë mundësi të flasin më gjatë me të afërmit e tyre duke paguar më pak.

Surprizat e ALBtelecom nuk përfundojnë me kaq. Gjiganti i telefonisë fikse, nga data 1 deri më 15 Prill 2009, do të aplikojë larmi ofertash për abonimet e reja për numra të telefonisë fikse, ndërsa investimet në zgjerimin e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë në të gjithë vendin vazhdojnë. Gjithashtu përgjatë gjithë muajit Prill, në treg do të vazhdojë të jetë oferta “Dy muaj internet dhe tarifa e instalimit falas”. Duke u abonuar në të gjitha pikat e shitjes së ALBtelecom, brenda një kohë shumë të shkurtër çdokush do të ketë në shtëpinë e tij internet të shpejtë, të sigurte dhe me cilësi maksimale. Abonentët do të kenë internet 24 orë në 24 dhe për dy muaj të harrojë shpenzimet e faturave.

Për t’u ardhur në ndihmë klientëve, të gjitha sportelet e ALBtelecom dhe pikat e shitjes do të jenë të hapura në 7 ditët e javës nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Për më shumë informacion, ALBtelecom ka vënë në dispozicion të qytetarëve, Qendrën e Shërbimit ndaj Klientit. Specialistët ALBtelecom do t’u informojnë për çdo informacion të nevojshëm. Mjafton të telefononi pa pagesë në numrin 133 nga ora 07:00 deri 24:00 dhe operatorët e Qendrës së Shërbimit ndaj Klientit do t’u orientojnë për çdo hap që duhet të ndiqni.


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009