Kompania ALBtelecom do të marrë pjesë nga data 9 deri më 13 Prill, në panairin “International Spring Fair”, të organizuar nga EXPO-P. A. në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Pjesëmarrja e ALBtelecom në këtë aktivitet është konceptuar jo thjesht për të prezantuar imazhin e ri të kompanisë pas privatizimit, por dhe me qëllimin për të qenë pranë konsumatorit me shërbimet që ofron. Gjatë pesë ditëve të zhvillimit të panairit, ALBtelecom do të prezantojë për vizitorët produktet dhe shërbimet më të fundit si dhe disa prej produkteve që do të hidhen në treg në të ardhmen e afërt.
Në këtë panair, ALBtelecom ka menduar të jetë aktiv dhe në organizimin e disa aktiviteteve të ndryshme, të cilat janë konceptuar si një mundësi për të kënaqur dhe argëtuar vizitorët dhe klientët. Përmes ofertave të veçanta që do të aplikohen gjatë ditëve të panairit, klientët e ALBtelecom do të kenë mundësi të përfitojnë nga produktet dhe shërbimet cilësore dhe të njihen nga afër me zhvillimet më të fundit.
Për të kënaqur klientët ALBtelecom do të organizojë dhe një sërë mini aktivitetesh ku qytetarët dhe abonentët do të kenë mundësi të plotësojnë anketat e veçanta dhe të përfitojnë me kosto të ulët apo falas nga produktet e ALBtelecom, përmes shorteve që do të organizohen gjatë panairit. Ndërkaq për kategori të ndryshme si familjarë, studentë dhe bizneset nuk do të mungojnë dhe dhuratat.
Stendën e ALBtelecom do ta vizitojnë dhe personazhe VIP nga bota e spektaklit, si Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi me datë 9 Prill, Eranda Libohova me 11 Prill dhe Redon Makashi me datë 12 Prill nga ora 19:00 - 20:00. Vizitorët dhe klientët e ALBtelecom, do të kenë mundësi jo vetëm të marrin autografe, por dhe të bëjnë foto me secilin prej tyre.
Të gjithë punonjësit e ALBtelecom janë të mirëpritur të vizitojnë stendën tonë në ambientet e Pallatit të Kongreseve nga data 9 deri me 13 Prill nga ora 09:00 deri në ora 21:00.
ALBtelecom
Lidhja më e fortë mes nesh!