Tiranë, më 20 Qershor 2010
THIRRJE
E ASAMBLESE SE PERGJITHSHME TE ZAKONSHME DHE TE JASHTEZAKONSHME TE AKSIONAREVE
TE ALBTELECOM SH.A.
Aksionerëve të ALBtelecom SH.A,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë Mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme dhe të Jashtëzakonshme të ALBtelecom SH.A.
ALBTELECOM SH.A. (“ALBtelecom” ose “Shoqëria”) është një shoqëri aksionare shqiptare, me seli në Rr. “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë, Shqipëri, e regjistruar me Vendim Nr. 20820, datë 16 Shkurt 1999, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, www.albtelecom.al
Vendi: Selia e Albtelecom SH.A., Rr. “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë, Shqipëri
Datë: 13 Korrik 2010
Ora: 11:00
Aksionerët mund të përfaqësohen në Mbledhje nga përfaqësuesit e tyre, me anë të një autorizimi ose Prokure të Posaçme. Aksionarët e ALBtelecom janë regjistruar në Librin e Aksioneve të Shoqërisë. Aksionarët mund të konsultohen me përmbajtjen e Librit të Aksioneve, si edhe të çdo dokumenti tjetër në lidhje me këtë Asamble të Përgjithshme, pranë Zyrës së Departamentit Juridik, në adresën: Rr. “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë.
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme dhe e Jashtëzakonshme thirret dhe organizohet në përputhje me Statutin e Shoqërisë dhe Ligjin Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, dhe në veçanti të drejtat e Aksionarëve janë dhe do të respektohen në përputhje me Nenet 137, 138, 139, 140 dhe vijues të ligjit të sipërpërmendur.
RENDI I DITES I MBLEDHJES SE ZAKONSHME:
1. Miratimi i Pasqyrave Financiare 2009.
2. Miratimi i Raportit te Ecurisë se Veprimtarisë.
3. Emërimi i dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të ALBtelecom sh.a
RENDI I DITES I MBLEDHJES SE JASHTEZAKONSHME:
4. Vendimi për shpërndarjen ose mos shpërndarjen e dividendit.
5. Të ndryshme
Për çdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni Z. Ervin Shpori, Drejtor i Departamentit Juridik të ALBtelecom dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Rr. “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë, Shqipëri.
Anekset janë të disponueshme në selinë e ALBtelecom sh.a.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
Sevket Acar
Drejtor i Përgjithshëm