Albtelecom Logo

Harta | English

20.05.2013 - Monday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë 25 kompjutera për më të mirët e “Maturës Shtetërore 2011”  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile konfirmojnë mbështetjen me bursa të fëmijëve jetimë  
ALBtelecom merr çmimin e ekselencës për shërbimet e internetit me bandë të gjerë nga Infocom Albania  
 
Print 9/15/2010

Me kontributin e kompanive të grupit Çalik në Shqipëri, ALBtelecom, Eagle Mobile dhe BKT ka nisur rikualifikimi urban i sheshit “Ataturk” në Tiranë (ish 21 Dhjetori). Pas rregullimeve të bëra në këtë shesh për një qarkullim më të mirë të mjeteve dhe këmbësorëve, tashmë në këtë zonë ka nisur rregullimi i pamjes së të gjitha fasadave që rrethojnë këtë shesh. Punimet janë pjesë e planit tërësor të rikualifikimit urban nga ana e Bashkisë së Tiranës, për përmirësimin e kushteve dhe ambienteve publike të kryeqytetit.

Ky projekt synon rritjen e gjelbërimit në këtë zonë dhe krijimin e lehtësive për këmbësorë gjatë lëvizjes brenda hapësirës së sheshit.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë qenë të pranishëm drejtuesit me të lartë të tre kompanive z. Ali Taskin, z. Seyhan Pencapligil dhe z. Vahap Yeroglu së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z Edi Rama. Gjatë ceremonisë foli edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Hasan Sevelir Asan. 

Kryebashkiaku  Edi Rama tha se me anë të këtij projekti dhe me mbështetjen financiare të tre kompanive private, do të rritet në mënyrë të ndjeshme bukuria dhe cilësia e jetës në këtë hapësirë shumë të rëndësishme për kryeqytetin. 

Ambasadori Turk në Tiranë Hasan Sevilir Asan, duke vlerësuar bashkëpunimin mes kompanive dhe Bashkisë së Tiranës, u shpreh se qyteti i bukur i Tiranës ka nevojë për përkujdesje, në mënyrë që të ofrojë sa më shumë komoditet për banorët.

“Ndjehem krenar që sheshi që mban emrin e legjendarit Mustafa Qemal Ataturk po rehabilitohet me mbështetjen e tre kompanive prestigjioze BKT, ALBtelecom dhe Eagle Mobile”, ka përfunduar Asan.

Kompanitë ALBtelecom, BKT dhe Eagle Mobile janë angazhuar në shumë projekte në në mbështetje të komunitetit. Kompania Eagle Mobile ka shpallur vitin 2010 “Viti i Mjedisit”, duke vënë në dukje rëndësinë e madhe që mjedisi ka në jetën e njerëzve. Gjatë këtij viti kjo kompani ka ndërmarrë projekte si mbjellje të pemëve, krijimi i parqeve për fëmijë, angazhimi i mëse 3000 nxënësve të shkollave të mesme në pastrimin e mjedisit, etj.



Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009