Albtelecom Logo

Harta | English

20.05.2013 - Monday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë 25 kompjutera për më të mirët e “Maturës Shtetërore 2011”  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile konfirmojnë mbështetjen me bursa të fëmijëve jetimë  
ALBtelecom merr çmimin e ekselencës për shërbimet e internetit me bandë të gjerë nga Infocom Albania  
 
Print 10/15/2010

ALBtelecom mbështet Fondacionin e Fëmijëve, “Domenick Scaglione” për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Zhvillimit për Fëmijë. ALBtelecom ka ofruar 30 mijë Euro ndihmë financiare për ngritjen dhe funksionimin e kësaj qendre, e cila do të shërbejë fëmijëve në nevojë. Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Z. Sevket Acar zhvilloi një takim me Presidenten e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Zonjën  Liri Berisha, të cilës i shprehu mbështetjen për projektet në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Ky kontribut për fëmijët në nevojë vjen si pjesë e strategjisë së kompanisë ALBtelecom për Përgjegjësinë Sociale. “Jam krenar që ALBtelecom, pjesë e Grupit Calik mbështet këtë projekt kaq të rëndësishëm në ndihmë të fëmijëve shqiptarë. Qëndrimi ynë aktiv në mbështetje të nismave që ndihmojnë sadopak në zgjidhjen e problemeve sociale është pjesë themelore e principeve tona si kompani,” u shpreh z. Acar.

Ai shprehu dhe një herë mbështetjen e kompanisë për fondacionin e drejtuar nga Znj. Berisha për të qenë pjesë projekteve të rëndësishme. Sipas tij, çdo fëmijë, apo dhe shtresat e tjera në nevojë janë pjesë e projekteve të përgjegjësisë sociale të kompanisë, ndërsa përparësi e mbështetjes janë fëmijët në nevojë, të cilët përballen çdo ditë me pamundësinë, varfërinë, problemet shëndetësore dhe rreziqe të tjera evidente. “Jam krenar që ALBtelecom si pjesë e Grupit Çalik, mbështet këtë projekte kaq të rëndësishme për fëmijët shqiptarë në nevojë,” tha z. Acar.

Nga ana e saj Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Znj Liri Berisha shprehu mirënjohjen e saj dhe të fondacionit për mbështetjen e ofruar nga ALBtelecom. Ajo tha se qendra e re do të krijojë kushte bashkëkohore për trajtimin e përditshëm të më shumë se 100 fëmijëve si dhe vlerësimin dhe diagnostikimin të më shumë se 1,000 fëmijëve në vit. “Unë Ju jam mirënjohëse për këtë kontribut që kompania ofron në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Shëndeti i fëmijëve është një temë që na prek të gjithë dhe për këtë arsye çdo mbështetje për ta është një kontribut i vyer që i bëhet shoqërisë,” tha Znj. Berisha.

Qendra do të ketë ambiente të nevojshme për psikologe, logopediste, punonjës sociale, terapistë për të kryer terapi individuale dhe grupi, si dhe këshillime për prindërit. Ajo është konceptuar gjithashtu si një bërthamë shkencore ku specialistë të ndryshëm nga Shqipëria të kenë mundësinë të kryejnë kërkime shkencore në fushën e Autizmit dhe zhvillimit të fëmijëve, duke patur në dispozicion si ambientet klinikë ashtu edhe ambientet e bibliotekës.

Drejtori i Pergjithshem i ALBtelecom Sevket Acar me Presidenten e Fondacionit Femijet Shqiptare, Liri Berisha


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009