Albtelecom Logo

Harta | English

25.05.2013 - Saturday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Forum me studente  
Kur të duhet më shumë, merr 3.5G!  
Intervista e Javës/ Znj. Irida BONATI, Drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  
 
Print 10/28/2010

ALBtelecom sjell ofertën më të re dhe me ekonomike FOLFIX1500, për të gjithë abonentët familjarë, duke u mundësuar të flasin gjatë brenda rrjetit dhe me të afërmit e tyre jashtë pa u kursyer. Çdo abonent familjar, që dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi, mjafton të bëjë abonimin në paketën FOLFIX1500 dhe të përfitojë 1500 minuta bisedë telefonike brenda rrjetit ALBtelecom, 30 minuta për thirrjet ndërkombëtare drejt operatorëve fiks në: Greqi, Itali, Angli, Turqi, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Francë, Gjermani, Hungari, Kroaci, Mali i Zi, Zvicër, si dhe drejt operatorëve GSM dhe fiks nё SHBA e Kanada. E gjithë kjo paketë e plotë, që kushton vetëm 1500 Lekë në muaj, përfshin në çmim edhe pajtimin mujor dhe TVSH.

Çdo abonent ekzistues i kategorisë “Familjarë” të ALBtelecom dhe abonentët e rinj deri në fund të kësaj oferte, mund të abonohen në paketën FOLFIX1500, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom, si dhe pranë dyqaneve të Eagle Mobile në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për të kryer regjistrimin në këtë paketë, abonenti familjar duhet të ketë me vete mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit. Punonjësit e pikave të shitjes së ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës së pajtimtarit.

 Minutat e ofruara mund të përdoren pa limit kohor në 24 orë të ditës, nga ora 00:00 deri në ora 23:59. Oferta e minutave të kësaj pakete është vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës. Me përfundimin e minutave të paketës, për çdo kohë bisede të konsumuar, abonenti do të tariforet sipas planit tarifor ekzistues.

 Abonimi në këtë paketë është i vlefshëm çdo ditë të muajit. Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me telefoninë fikse, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë. Gjithashtu për informacion më të detajuar rreth kësaj oferte dhe ofertave të tjera të kompanisë Ju mund të vizitoni web-in tonë www.albtelecom.al.

 ALBtelecom

Lidhja më e fortë mes nesh!


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009