Albtelecom Logo

Harta | English

24.05.2013 - Friday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë 25 kompjutera për më të mirët e “Maturës Shtetërore 2011”  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile konfirmojnë mbështetjen me bursa të fëmijëve jetimë  
ALBtelecom merr çmimin e ekselencës për shërbimet e internetit me bandë të gjerë nga Infocom Albania  
 
Print 12/9/2010

Tiranë, më 09.12.2010

THIRRJE

E ASAMBLESE SE PERGJITHSHME TE JASHETZAKONSHME TE AKSIONAREVE TE ALBTELECOM SH.A.

Aksionarëve të ALBtelecom SH.A,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të ALBtelecom SH.A.

ALBTELECOM SH.A. (“ALBtelecom” ose “Shoqëria”) është një shoqëri aksionare e themeluar sipas së drejtës shqiptare, me seli në Rruga “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë, Shqipëri, e regjistruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Vendim Nr. 20820, datë 16 shkurt 1999. www.albtelecom.al

Vendi:  Selia e ALBtelecom SH.A., Rr. “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë, Shqipëri

Datë:    31.12.2010

Ora:      11:00

Aksionarët mund të përfaqësohen në mbledhje nga përfaqësuesit e tyre, me anë të një autorizimi ose prokure të posaçme. Aksionarët e ALBtelecom janë regjistruar në Librin e Aksioneve të Shoqërisë. Aksionarët mund të konsultohen me përmbajtjen e Librit të Aksioneve, si edhe të çdo dokumenti tjetër në lidhje me këtë Asamble të Përgjithshme, pranë Zyrës së Departamentit Juridik, në adresën: Rruga “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë.

Asambleja e Përgjithshme thirret dhe mblidhet në përputhje me Statutin e Shoqërisë dhe Ligjin Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, dhe në veçanti të drejtat e Aksionarëve janë dhe do të respektohen në përputhje me nenet 137, 138, 139, 140 dhe vijues të ligjit të lartpërmendur.

RENDI I DITES I MBLEDHJES:

1. Amendimi i Statutit të ALBtelecom sh.a. në lidhje me qëllimin e ushtrimit të Aktivitetit të Kompanisë.

2. Amendimi i Statutit të ALBtelecom sh.a. në lidhje me organizimin e Këshillit Mbikëqyrës të Kompanisë.


Për çdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem të kontaktoni Z. Ervin Shpori, Drejtor i Departamentit Juridik të ALBtelecom dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Rruga “Myslym Shyri”, Nr. 42, Tiranë, Shqipëri.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj.

 

 Sevket ACAR

Drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom

Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009