Përfundon rehabilitimi i sheshit “Ataturk” (ish-21 Dhjetori) me mbështetjen e kompanive ALBtelecom, Eagle Mobile dhe BKT. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me kompanitë e grupit “Çalik” në Shqipëri, përfundoi punimet për gjelbërimin dhe rikualifikimin urban të sheshit “Ataturk”. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama, Presidenti i Çalik Holding për Evropën Juglindore, z. Orhan Coskun, drejtorët e përgjithshëm të ALBtelecom, Eagle Mobile dhe BKT, përkatësisht z. Sevket Acar, z. Ali Taskin, z. Seyhan Pencapligil, si dhe zëvendës Ambasadorja e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Asli Umar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Rama në fjalën e tij shprehu falenderimin për kompanitë e grupit Çalik: ALBtelecom, Eagle Mobilke dhe BKT, për mbështetjen që u kanë dhënë projekteve të ndryshme të bashkisë dhe në veçanti rehabilitimit të këtij sheshi. “Ne sot u japim qytetarëve të Tiranës, posaçërisht komunitetit që banon në këtë zonë, një hapësirë publike tërësisht të transformuar, që do të shërbejë për këmbësorët, familjarët, të moshuarit dhe fëmijët”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Në emër të Ambasadës së Republikës së Turqisë, znj. Umar ka falenderuar Bashkinë e Tiranës si për emrin që i kanë vendosur këtij sheshi, ashtu dhe për përkujdesjen që i ka kushtuar rikualifikimit dhe gjelbërimit të sheshit “Ataturk” që dikur njihej me emrin “21 Dhjetori”. Tre kompanitë e grupit Çalik në Shqipëri kanë kontribuar me projekte të ndryshme sociale në kryeqytet dhe rrethe të tjera të vendit, ku mund të përmendet ndihma prej 200.000 eurosh për banorët e prekur nga përmbytjet e Shkodrës dhe Lezhës.
ALBtelecom gjatë vitit 2010 u është bashkuar një sërë nismash në mbështetje të shtresave në nevojë. Vetëm para pak kohësh, ALBtelecom dhuroi 30 mijë Euro ndihmë financiare për ngritjen dhe funksionimin e një qendre, e cila do t'u shërbejë fëmijëve në nevojë.
ALBtelecom
Lidhja më e fortë mes nesh!
.JPG)


