Albtelecom Logo

Harta | English

25.05.2013 - Saturday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë 25 kompjutera për më të mirët e “Maturës Shtetërore 2011”  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile konfirmojnë mbështetjen me bursa të fëmijëve jetimë  
ALBtelecom merr çmimin e ekselencës për shërbimet e internetit me bandë të gjerë nga Infocom Albania  
 
Print 1/20/2011

ALBtelecom mbështet Policinë  e Qarkut Tiranë duke dhuruar për efektivat të këtij qarku materiale llogjistike të nevojshmë në punën e tyre. Ceremonia e dorëzimit është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ku të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Sevket ACAR, Zv/Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, z. Xhavit Çici dhe drejtues të lartë të policisë së këtij qarku. ALBtelecom përmes këtij donacioni i ka dhuruar Policisë së Qarkut Tiranë 10 copë kompjutera sëbashku me aksesorët e nevojshëm si dhe 20 copë radio – marrëse të Bandës UHF, që do të shërbejnë për punonjësit e Policisë së Tiranës.

Drejtori I Përgjithshëm i ALBtelecom, z. Sevket ACAR gjatë ceremonisë u shpreh se “kontributi për Policinë e Qarkut Tiranë është në vazhdën e kontriburit të kompanisë dhe pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë për përgjëgjësinë sociale. Acar tha se dhurimi i këtyre pajisjeve, është një vlerësim i ALBtelecom për përpjekjet e Policisë Shqiptarë për garantimin e zhvillimit normal e të sigurtë të biznesit si dhe për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë në kryqytet. “ALBtelecom ka bërë të qartë dhe ka dëshmuar se është i fokusuar të kontribuojë me projekte të veçanta për institucione apo organizma që janë të lidhura ngusht me qytetarët. Ky kontribut nga ana jonë shihet si mbështetje jo vetëm ndaj efektivave të policisë por rrjedhimisht dhe ndaj qytetareve te Tiranes ne teresi.  Shpresojmë që këto pajisje të jenë një ndihmë e mjaftueshme për të lehtësuar punën e punonjësve të rendit”, u shpreh ACAR.

Ai vijoi më tej duke thënë se ALBtelecom si një kompani shqiptare e konsideron si të dobishëm çdo mbështetje dhe asistencë për institucione apo organizma që i shërbejnë përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve shqiptarë. Acar shtoi se edhe gjatë këtij viti, ALBtelecom do të rrisë ndjeshëm volumin e investimeve në rrjet dhe shërbime, duke rritur akoma më shumë cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe llojet e produkteve. Vetëm këtë vit, sipas tij janë parashikuar të investohen rreth 40 milionë Euro dhe qytetarët shqiptarë do të jenë përfituesit kryesore të këtyre investimeve.

Ndërkohë Zv/Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, z. Xhavit Çici, falenderoi drejtuesit e Kompanisë ALBtelecom për donacionin e dhënë si dhe për kontributin e tyre për punonjësit e policisë së Tiranës. Ai tha se Policia e Shtetit do të vazhdojë të rrisë më tej përpjekjet për garantimin dhe zhvillimin normal dhe të sigurtë të biznesit. “Përfitoj nga rasti t’ju falenderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe Ju garantojmë së përpjekjet Tona për garantimin e sigurtë të biznesit do të jenë të vazhdueshme edhe në të ardhmen. Ndihma Juaj e mundëshme do të përdoret nga efektivat e Policisë së Tiranës”, u shpreh z. Çiçi.

 

 ALBtelecom

 Lidhja më fortë mes nesh!


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009