ALBtelecom sjell më shumë gjallëri për të gjithë përdoruesit e telefonisë fikse dhe ofron mundësi pafund me një tjetër ofertë fantastike. Paketa e re FOLFIX1000 do të gjallërojë netët tuaja dhe do tu sjellë më afër me miqtë tuaj. Duke nisur nga data 1 Prill 2011 të gjithë abonentët e familjes së madhe ALBtelecom, por dhe ata që abonohen rishtazi në të gjithë Shqipërinë, përfitojnë nga çmimet fantastike të paketës FOLFIX1000. Me vetëm 1000 lekë në muaj, të gjithë pajtimtarët familjarë të ALBtelecom mund të flasin plotë 1 000 minuta përgjatë gjithë muajit me të gjithë numrat brenda rrjetit. Paketa e plotë, me 1000 Lekë në muaj, përfshin në çmim tarifën pajtimit mujor dhe TVSH-në.
Pajtimtarët ekzistues të kategorisë “Familjarë” të ALBtelecom dhe abonentët e rinj deri në fund të kësaj oferte, mund të abonohen në paketën FOLFIX1000, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Procedurat janë shumë të thjeshta. Për t’u anëtarësuar në këtë paketë, çdo abonent familjar duhet të ketë me vetë mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit. Punonjësit e ALBtelecom në të gjitha pikat e rrjetit të dyqaneve ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës fillestare të pajtimtarit.
Minutat falas të ofruara si pjesë të kësaj pakete, mund të përdoren pa limit kohor nga ora 18:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit në çdo ditë të javës, përfshirë dhe fundjavën. Oferta e minutave të kësaj pakete është vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës. Me përfundimin e minutave të paketës, për çdo kohë bisede të konsumuar, abonenti do të tariforet sipas planit tarifor ekzistues.
Abonimi në këtë paketë është i vlefshëm çdo ditë të muajit. Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me telefoninë fikse, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë. Gjithashtu për informacion më të detajuar rreth kësaj oferte dhe ofertave të tjera të kompanisë Ju mund të vizitoni web-in tonë www.albtelecom.al.
ALBtelecom
Lidhja më e fortë mes nesh!