Albtelecom Logo

Harta | English

23.05.2013 - Thursday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë 25 kompjutera për më të mirët e “Maturës Shtetërore 2011”  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile konfirmojnë mbështetjen me bursa të fëmijëve jetimë  
ALBtelecom merr çmimin e ekselencës për shërbimet e internetit me bandë të gjerë nga Infocom Albania  
 
Print 4/19/2011

Fondacioni Kulturor “Nermin Vlora Falaschi” me mbështetjen e ALBtelecom dhe Eagle Mobile, kanë bërë të mundur që 20 delegate të marrin pjesë në Kuvendin e 10-të të gruas intelektuale shqiptare në Bruksel më 18 Prill 2010.  Në Kuvendin e 10-të morën pjesë afërsisht 400 gra shqiptare nga shtete e provinca të ndryshme si Mali i Zi, Kosova, Presheva, Maqedonia, Gjermania, Anglia e Brukseli.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zonja e Parë Teuta Topi, mbështetëse kryesore e këtij fondacioni, z. Ilir Tepelena, Ambasadori Shqiptar në Bruksel, znj. Mimoza Halimi, ambasadore e Republikës së Shqiperisë në misionin e Shqipërisë pranë BE-së dhe përfaqësues të kompanive ALBtelecom dhe Eagle Mobile. 

Disa nga gratë intelektuale pjesëmarrëse të këtij kuvendi ishin edhe Artistët e Popullit znj. Tinka Kurti e Margarita Xhepa, Artistja e Merituar znj. Roza Anagnosti, Drita Pelinku,  Vitore Sallaku dhe Irini Qirijako që mbajnë titullin “Mjeshtër i madh”, gazetarja e mirënjohur Tefta Radi, etj.

Ky aktivitet organizohet pikërisht në ditën e 90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit, Nermin Vlora.

Ndërkohë që 9 kuvendet e mëparshme janë organizuar në qytete të ndryshme si Prishtinë, Shkup, Kalabri, Ulqin, Stamboll, Prizren, Hajdelberg dhe Preshevë, Lida Rragami, përfaqësuese e shoqatës së Gruas Intelektuale në Angli, bëri ftesën që kuvendi i ardhshëm të mbahet në Angli. Pas këtij aktiviteti Misioni i Shqipërisë në BE dha një pritje për të gjithë pjesëmarrësit, ku performuan live këngëtaret Ludmilla Baballëku dhe Irini Qirjako.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë gruas, dhe aktiviteteve në rast festash. Më 8 Mars, në Ditën e Gruas,  për nder të këtyre grave të nderuara intelektuale dy kompanitë organizuan një kokteil, ku e pranishme ishte edhe Znj. Teuta Topi.



Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009