Albtelecom Logo

Harta | English

23.05.2013 - Thursday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë 25 kompjutera për më të mirët e “Maturës Shtetërore 2011”  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile konfirmojnë mbështetjen me bursa të fëmijëve jetimë  
ALBtelecom merr çmimin e ekselencës për shërbimet e internetit me bandë të gjerë nga Infocom Albania  
 
Print 5/3/2011

Kompanitë ALBtelecom dhe Eagle Mobile, në kuadër të përgjegjësisë së tyre sociale për arsimin, kanë mbështetur për të dytin vit programin Spring Fest.

Universiteti  EPOKA e ka kthyer tashmë në traditë programin Spring Fest, të cilin këtë vit e organizoi mes datave 27-29 Prill. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë studentë të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Amerika, Rusia, India etj. Studentët, krahas prezantimit të kulturave të ndryshme nëpërmjet librave të huaj në stenda të veçanta, janë bërë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të ndryshme si: turnetë e volejbollit e basketbollit, dhurimit të gjakut, artit tradicional turk të vizatimit mbi ujë ‘Ebru’.

Melodrama “Apologjia e Sokratit” e interpretuar nga i mirënjohuri Mirush Kabashi, si dhe koncertet e këngëtarit Vedat Ademi dhe të Grupit “Fisnikët” kanë tërhequr më shumë vëmendjen e studentëve dhe vizitorëve.

Në këtë aktivitet festiv të mbështetur edhe nga BKT, nuk kanë munguar edhe vizitorë të shumtë, aktorë të rëndësishëm të politikës, biznesit e medias. Kompania celulare Eagle Mobile  ka shpërndarë karta SIM falas per studentët, ndërkohë që Albtelecom dhe BKT kanë prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre për të interesuarit.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile në kuadër të vitit të arsimit kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin projekte të ndryshme që po organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, universitete dhe shkolla publike e private në vend.



Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009