Kompanitë ALBtelecom dhe Eagle Mobile, në kuadër të përgjegjësisë së tyre sociale për arsimin, kanë mbështetur për të dytin vit programin Spring Fest.
Universiteti EPOKA e ka kthyer tashmë në traditë programin Spring Fest, të cilin këtë vit e organizoi mes datave 27-29 Prill. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë studentë të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Amerika, Rusia, India etj. Studentët, krahas prezantimit të kulturave të ndryshme nëpërmjet librave të huaj në stenda të veçanta, janë bërë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të ndryshme si: turnetë e volejbollit e basketbollit, dhurimit të gjakut, artit tradicional turk të vizatimit mbi ujë ‘Ebru’.
Melodrama “Apologjia e Sokratit” e interpretuar nga i mirënjohuri Mirush Kabashi, si dhe koncertet e këngëtarit Vedat Ademi dhe të Grupit “Fisnikët” kanë tërhequr më shumë vëmendjen e studentëve dhe vizitorëve.
Në këtë aktivitet festiv të mbështetur edhe nga BKT, nuk kanë munguar edhe vizitorë të shumtë, aktorë të rëndësishëm të politikës, biznesit e medias. Kompania celulare Eagle Mobile ka shpërndarë karta SIM falas per studentët, ndërkohë që Albtelecom dhe BKT kanë prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre për të interesuarit.
ALBtelecom dhe Eagle Mobile në kuadër të vitit të arsimit kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin projekte të ndryshme që po organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, universitete dhe shkolla publike e private në vend.
.JPG)
.JPG)