Rreth 100 akademikë nga 15 vende të botës janë mbledhur në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar mbi “Sfidat e Inxhinierisë së Ndërtimit” pranë Universitetit Epoka. Kjo konferencë që u mbajt në datat 19-21 maj është organizuar në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin Gaziantep të Turqisë.
Rektorë, akademikë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit kanë pasqyruar problemet më aktuale të kësaj industrie. Këtë vit, Universiteti Epoka, me mbështetjen e tre kompanive Albtelecom, Eagle Mobile dhe BKT, ka organizuar 4 konferenca me karakter ndërkombëtar.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hasan Sevilir Aşan, zv.Ministri i Transporteve, z. Ernest Noka, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Jorgaq Kaçani, Presidenti i Akademisë së Shkencave, z. Gudar Beqiraj, Rektori i Universitetit Pakmukkale Hüseyin Bağcı.
Akademikët pjesëmarrës në këtë konferencë më pas kanë marrë pjesë edhe në një shëtitje në zonat më piktoreske me tradita në artin e ndërtimit, si në Krujë, Shkodër, hidrocentrali i Vaut të Dejës, etj, me mbështetjen e Albtelecom dhe Eagle Mobile.
Në kuadër të projekteve të Vitit të Arsimit, më herët dy kompanitë kanë mbështetur edhe festën pranverore “Spring Fest”, tashmë të kthyer në traditë nga universiteti Epoka, si dhe konferencën ndërkombëtare të studentëve mbi Ekonominë dhe Financën, të organizuar në datat 9-10 maj të po këtij viti.
.jpg)
.jpg)