Albtelecom Logo

Harta | English

22.05.2013 - Wednesday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
ABONENTËT, GJITHMONË NË QENDËR TË VËMENDJES SË EAGLE MOBILE  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhurojnë 25 kompjutera për më të mirët e “Maturës Shtetërore 2011”  
ALBtelecom dhe Eagle Mobile konfirmojnë mbështetjen me bursa të fëmijëve jetimë  
 
Print 6/10/2011

ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë finalizuar konkursin e shpallur disa muaj më parë “Shkruajmë Bukur Shqipen Tonë”, ku protagonistë ishin nxënësit e grupmoshës 12 deri në 18 vjeç. Në këtë konkurs, ku patën mundësi të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, juria përzgjodhi 4 fitues, ndërsa emrat e nxënësve fitues janë Kristina Troka (nga Korça), Kevin Hoxha (nga Tirana), Klaudia Koxha (nga Tirana) dhe Suada Kura (nga Durrësi). Dy çmime nga 500 Euro secili, u dhanë për dy nxënës nga shkollat 9 -vjeçare dhe dy çmime të tjera po nga 500 Euro secili, për nxënësit nga shkollat e mesme.

Shpërndarja e dhuratave për fituesit e këtij projektit është bërë gjatë një ceremonie, ku kanë qenë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile z. Orhan Coskun (Xhoshkun), Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit z. Fatmir Vejsiu, znj. Pranvera Kamani inspektore e MASH, 5 anëtarët e jurisë që vlerësuan krijimtaritë e më shumë se 200 nxënësve, si dhe drejtues të lartë të dy kompanive.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun në fjalën e tij tha se ndihet krenar që ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë arritur të organizojnë një konkurs mbarëkombëtar për shkrimin bukur të gjuhës shqipe. Ai falënderoi mbështetësit e këtij konkursi, Ministrinë e Arsimit dhe profesorët e nderuar të jurisë si dhe shtoi se kënaqësia më e madhe vjen për faktin se në këtë konkurs kanë marrë pjesë më shumë se 200 nxënës, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova dhe Maqedonia. “Gjuha është një komponent i rëndësishmë për nxënësit dhe njeriun, pasi mbi të gjitha përmes gjuhës njeriu shpreh në mënyrën më të mirë veten. Të gjitha marrëdhëniet nisin me gjuhën. Edhe një luftë nis dhe ndalon përmes gjuhës”, u shpreh z. Coskun. Sipas tij, ALBtelecom dhe Eagle Mobile kuptojnë rëndësinë e veçantë që kanë këto projekte për nxënësit, për të ardhmen sociale dhe ekonomike të vendit dhe për këtë arsye do të vazhdojnë të mbështesin projekte të këtij karakteri si pjesë e projekteve të përgjëgjësisë sociale.

Ndërkohë Drejtori i Arsimit Parauniversitar z. Fatmir Vejsiu, duke falënderuar ALBtelecom dhe Eagle Mobile tha se mbështetja e aktiviteteve të kësaj natyre janë një kontribut i vyer në lëvrimin e gjuhës amtare dhe përgatitjen e të rinjve. Sipas tij, ky aktivitet përbën dhe një detyrim më të madh për të ardhmen, në mënyrë që aktivitete të tjera të kenë një vemendje më të madhe, jo vetëm nga ministria, por dhe nga donatorët e tjerë.

Prof. Dr. Kolec Topalli tha se organizimi i një konkursi për mbrojtjen dhe lëvrimin e gjuhës shqipe nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile është një shembull jashtëzakonisht domethënës për institucionet dhe kompanitë e tjera. “Ndiej një kënaqësi të veçantë në këtë ditë kur shoh se kompanitë ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë organizuar një konkurs për lëvrimin, mbrojtjen dhe përkujdesjen e mëtejshme për gjuhën shqipe”, u shpreh z. Topalli.

Projekti që ishte i bazuar në përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe, u shpall në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Me anë të këtij projekti që u zhvillua në formën e një konkursi, u synua nxitja dhe motivimi i nxënësve të shkollave të mesme dhe atyre 9-vjeçare në krijimtari dhe përdorim korrekt të gjuhës sonë, sipas rregullave gramatikore dhe stilistikore. Të gjitha krijimet e paraqitura janë vlerësuar nga një juri e përbërë nga 4 personalitete të spikatura të gjuhës dhe letërsisë shqipe si: Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Prof. Dr. Kolec Topalli, Prof Dr. Ardian Marashi, Dr. Agron Tufa dhe M.A. Alban Tartari, përfaqësues i ALBtelecom dhe Eagle Mobile.

Projekti “Shkruajmë Bukur Shqipen Tonë”, që është pjesë e nismës vjetore të shpallur nga kompania Eagle Mobile “Dorë për Dore me Arsimin”, ka bërë që nxënës nga gjithë Shqipëria dhe rajoni të dërgojnë krijimet e tyre në prozë ose poezi.

Në ditën e kurorëzimit të fituesve të konkursit “Shkruajë Bukur Shqipen Tonë”, duam të falënderojmë të 200 pjesëmarrësit në këtë konkurs:

Ada Kreka, Adela Jella, Adrianela Horanlli, Agron Muçka, Alba Salaj, Amarilda Çelshima, Ani Miraci, Anida Shiroka, Antonio Çikollari, Anxhela Ferhataj, Anxhelo Malushi, Arben Bibo, Ardit Dragjoshi, Arian Lika, Aries Leskaj, Arjola Rexhepaj, Arlina Titini, Armando Xhafaj, Armira Karaj, Armonela Sulka, Arnold Meça, Arsi Ibro, Arta Pisha, Asimona Kuka, Bela Xhakolli, Blerim Çupi, Blerina Kanxha, Bonald Përkola, Bukurie Pepa, Deidra Gurori, Deli Muçollari, Denarda Muçaj, Dhorka  Neçofski, Drilon Çobani, Egis Zaimaj, Eglantina Likaj, Elda Moçka, Elena Bakullari, Elena Panariti, Elfa Kodra, Elhaida Dara, Eliona Tahiri, Elsa Rrasari, Emanuela Hykollari, Emilija Nestor, Endri Naci, Enejda Gjana, Enes Vekshari, Eni Kaziu, Enkelana Daci, Enxhi Gjinishi, Enxhi Mata, Enxhi Zaloshnja, Era Tushaj, Erjona Dara, Ernisa Vishkurti, Fjona Ismaili, Florian Qosja, Frea Didi, Fulvio Papadhopulli, Gergji Pocari, Gledis Shehu, Iden Kalemaj, Ina Dajci, Ina Tasho, Indri Abazi, Irena Bushi, Iris Lohja, Izaura Nuhaj, Jenila Zenelaj, Joana Cerra, Jona Baraj, Jorgo Arbri, Juvenilja Kodra, Kamela Agolli, Kejsi Dako, Kejsi Dibra, Kejsi Mucaj, Kejvi Peti, Kelda Selhani, Kevin Hoxha, Kevin Sadria, Kimberli Muçaj, Klajdi Gjeci, Klaudia Koxha, Klaudio Bezhani, Klaudio Haxhari, Klea Bojko, Klea Bombaj, Klea Zaharia, Korina Sheri, Krisli Nunka, Kristina Flutura, Kristina Troka, Kristina Truja, Kristina Xhakani, Kristina Zaçellari, Lavdie Bakiu, Ledia Çamer, Ledio Dyrmishi, Manjola Telo, Manu Marku, Marjana Domi, Marlin Marlokaj, Marselda Kenga, Megi Ruka, Megi Zani, Mentor Sefa, Najada Jashari, Olivia Ademovi, Olivia Ademovi, Ornela Pali, Paula Raseni, Qamil Hoxha, Rea Lumi, Renis Parruca, Rezarta Xheka, Rikela Fusha, Riselda Myshku, Rolanda Gjimi, Romina Malo, Sabina Mete, Saida Komi, Santjano Abedini, Sara Ghanim, Sara Hoxhaj, Sara Ismaili, Sara Levendi, Sara Ricku, Sara Tujani, Serena Rika, Sherife Allushi, Sherina Hadushaj, Sidorela Mujollari, Sidorela Ndreshaj, Silva Bashllari, Soni Avllaj, Sonila Berdica, Sotir Memo, Stojnela Neçofski, Suada Tafa, Tanja Ali, Tea Aliko, Ueda Duraku, Uendi Reka, Valentina Bostani, Vanesa Ajdini, Visar Hyseni, Xhesika Derveni, Xhesika Majollari, Xhevahir Çaushi, Xhoana Hodaj, Xhoana Shehu, Xhoana Xhaferri, Xhoni Zefi, Xhuljana Doka, Ylind Lila, Zeliha Koldashi, Zenepe Hima, Zyra Zeqo.



Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009