Albtelecom Logo

Harta | English

20.05.2013 - Monday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Planet e gjenerates se re ALBtelecom & Eagle  
ALBtelecom rrit 8 herë kapacitetin e fibrës optike me Italinë  
“Jemi rritur 30 herë në 2009-n”  
 
Print 8/4/2011
Flet Dr. Orhan Coşkun, Drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile

Dr. Orhan Coşkun, Drejtor i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, ka ardhur në krye të dy kompanive në një moment kyç. Shoqëria e telefonisë fikse, ALBtelecom dhe ajo e telefonisë së lëvizshme, Eagle Mobile, kanë nisur një proces bashkimi, veprim që pritet të krijojë një sinergji pozitive për klientët. Investime të larta po kryhen në teknologji (deri tani shifra arrin në 150 milionë euro), që do të mundësojnë shërbimet e Gjeneratës së Re (internet i shpejtë, Cloud Computing, televizion interaktiv, WiFi etj). Ndonëse ka vetëm tre muaj në drejtimin e ALBtelecom & Eagle, Dr. Coşkun është mjaft familjar me Shqipërinë. Si President për Evropën Juglindore dhe Ballkanin i Çalik Holding (post të cilin e mban akoma) ai ndodhet këtu që prej vitit 2009. Për më tepër që është i martuar me një shqiptare dhe ka dy vajza që flasin mjaft mirë shqip, ndërsa jep mësim në një prej universiteteve private në gjuhën angleze në Shqipëri. Përvoja e tij e gjatë në SHBA dhe si drejtues në tregun e telefonisë dhe internetit në Turqi (kompanitë VESTEL, TTNET, Turk Telekom), është një tjetër element që i vjen në ndihmë në planet e transformimi të ALBtelecom & Eagle, të cilat ai i tregon në një intervistë për Monitor. Dy kompanitë drejt procesit të bashkimit. Investimet e larta në infrastrukturë (deri tani 150 milionë euro) po çojnë në ndërtimin e Rrjetit të Gjeneratës së Re, që do t'u mundësojë konsumatorëve shumë shërbime me vetëm një kabull

 

Si ka qenë ecuria e dy kompanive ALBtelecom dhe Eagle gjatë viteve të fundit dhe specifikisht të dhënat për vitin 2010 (të ardhurat, norma EBITDA, numri i abonentëve, investimet e kryera deri tani për secilën nga kompanitë)?

Viti 2010 ishte një vit suksesi për dy kompanitë Albtelekom dhe Eagle Mobile. Behët fjalë për një vit kur ekonomia botërore ishte në krizë. Ne kemi patur vështirësi, por këto janë bërë pjesë e zhvillimit tonë. Të ardhurat e Albtelekom-it ishin 73.4 milion Euro. Niveli i EBIDTA ishte 40,7%. Familja e abonentëve tanë u rrit në të gjithë Shqipërinë. Më 31 dhjetor 2010, numri i abonentëve të telefonisë fikse dhe internetit ishin 346.969, pra një rekord për ne. Që nga privatizimi kemi investuar 150 milion Euro në infrastrukturë telekomunikacionit. Nga ana tjetër, Eagle Mobile është e vetmja kompani në tregun e telefonisë së lëvizshme që rriti të ardhurat. Të ardhurat e Eagle ishin 37.7 milion Euro, EBIDTA ishte 9.4% dhe numri i abonentëve 870 000. Siç mund të shihet edhe nga rezultatet, ne kemi punuar shumë për të sjellë më të mirën dhe shërbimet më të fundit për shqiptarët dhe ata na besuan. Kjo tendencë ka vazhduar edhe në gjysmën e parë të 2011-s.

 

Pse u vendos të realizohej procesi i bashkimit të dy kompanive? Për sa kohë do të realizohet ky proces dhe çfarë avantazhesh apo/dhe disavantazhesh do të sjellë një bashkim i tillë, si për kompaninë ashtu dhe për klientët?

Sektori i Telekomunikacionit po përjeton një transformim global. Interneti është një nga pikat kyçe të këtij transformimi. Konsumatorët duan të kenë shërbime në çdo kohë dhe kudo që ndodhen. Kur një konsumator sheh një program në televizor, ai mund të dojë ta vazhdojë atë program në laptopin e tij ose në telefonin e tij smart. Konsumatorët nuk duan t’ia dinë  për teknologjinë apo pajisjet që përdorin, i rëndësishëm është shërbimi që kanë. Ndërsa dallimet ndërmjet telefonisë fikse dhe teknologjisë celulare po zhduken, do të ishte domethënës ristrukturimi i kompanive të telekomunikacionit në përputhje me nevojat e konsumatorëve. Ky transformim reflektohet edhe në financat e kompanive. Nga njëra anë shërbimet celulare dhe fikse po bashkohen, nga ana tjetër të ardhurat nga shërbimi i thirrjeve zanore sa vijnë e bien. Të ardhurat po zhvendosen nga thirrjet zanore në transmetimin e të dhënave (data transfer) dhe këto të ardhura shtesë nuk janë aq të mëdha sa për të kompensuar humbjen në thirrjet zanore. Pra, cila është receta për rritjen? Receta e rritjes ka disa përbërës. E para dhe më kryesorja është fokusi në klientët tanë. Ne i dëgjojmë ata, i kuptojnë dhe u ofrojmë atyre më shumë shërbime me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme. Përbërës i dytë është investimi. Për të ofruar shërbime me cilësi të lartë, ne vazhdimisht investojmë në infrastrukturë. Deri tani investimet vetëm në infrastrukturën tonë kapin shifrën 150 milion Euro. Përbërës i tretë është kapitali njerëzor dhe organizimi. Organizimi duhet të reflektojë orientimin tonë te konsumatori. Ndërkohë që po vazhdojmë investimet në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri, ne po shohim edhe mundësitë në rajon po në këtë fushë. Kjo mundësi mund të jetë një blerje ose ndërtim i një rrjeti nga e para. Si rezultat i orientimit tonë te konsumatori dhe strategjia e rritjes, ne po vlerësojmë seriozisht mundësinë e bashkimit të ALBtelecom-it dhe kompanisë Eagle Mobile. Ne po shohim çdo aspekt të operimit së bashku dhe po punojmë me konsulentë të rangut botëror. Vlerësimet paraprake tregojnë se fituesi kryesor nga një proces i tillë do të jetë vetë konsumatori ynë. Nga një “dyqan”, konsumatori do të jetë në gjendje të marrë të gjitha llojet e shërbimeve. Ne do ta bëjmë jetën e tyre më të lehtë. Ata do të përjetojnë një liri të vërtetë, ku do të jenë në gjendje të kenë çdo shërbim kudo që ata duan. Ndërkohë që Shqipëria sa vjen e i afrohet anëtarësimit në BE, unë besoj se ky vend meriton një operator të organizuar, si operatorët e suksesshëm të telekomunikacionit në botë. Nga France Telecom (Orange), te AT&T në SHBA e SK në Kore, pothuajse të gjithë aktorët e mëdhenj të telekomunikacionit po veprojnë me njësitë e tyre celulare dhe fikse nën një ombrellë, si një kompani.

 

Si do të funksionojë drejtimi i kompanisë?

Ne jemi duke bërë një transformim revolucionar. Përsa i përket drejtimit, nuk është e rëndësishme nëse kemi të bëjmë me telefoni fikse apo celulare. Unë shoh vetëm anën e kënaqësisë së klientit apo konsumatorit të biznesit. Pra, tashmë do të drejtoj dy e njësi konsumatorësh. Kjo do të thotë që ekipi ynë komercial, më tepër sesa fokusi në mënyrën e funksionimit apo teknologjisë, do të organizohet i fokusuar te konsumatori. Teknologjia është tashmë në procesin e shkrirjes. Ne jemi duke përshtatur teknologjinë tonë sipas Rrjetit “Next Generation”, në të cilin dhjetë elementet e rrjetit do të jetë të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet teknologjisë sonë më të fundit IP/MPLS, që do të na mundësojnë të sigurojmë të gjitha shërbimet nëpërmjet një rrjeti të njëjtë transporti. Ne jemi gjithashtu duke krijuar një rrjet shpërndarës për përmbajtje të unifikuar. Tashmë, çdo gjë në teknologjinë e telekomunikacionit po shkrihet. Prandaj dhe kompanitë e telekomunikacionit përbëhen vetëm nga një departament teknologjie. Ndërsa ne investojmë në aplikimin e teknologjive më të fundit të telekomunikacionit, funksionimi i pjesës teknike bëhet çdo ditë e më e lehtë. Ne po e bashkojmë këtë strukturë për t’i ofruar të gjitha këto teknologji të reja për rritjen e kënaqësinë së klientëve tanë.

 

Cilët janë planet e zhvillimit në terma, investimi, shërbime për klientët etj?

Meqë fibrat optikë dhe rritja e kapacitetit është shumë e rëndësishme për telekomunikacionin, ne po investojmë fuqishëm në shtimin, zgjerimin dhe rinovimin e fibrave optike dhe zhvillimin e këtyre sidomos në qytetet e mëdha.Në të njëjtën kohë ne po rritim edhe kapacitetet në shkallë të gjerë.  Arritja e fundit në këtë drejtim është rritja e kapacitetit të linjës që ne kemi mes Italisë dhe Shqipërisë.Siç e thashë edhe më parë, ne po ndërtojmë një Rrjet të Gjeneratës së Re, që do tu mundësojë konsumatorëve tanë shumë shërbime me vetëm një kabull. Detajet e këtyre shërbimeve do t`i komunikohen publikut shumë shpejt. Ky Rrjet i Gjeneratës së Re, do të sjellë internetin më të shpejtë, më shumë se 50 Mbps çdo konsumatorit tonë, biznesi apo abonenti familjar.  Ky transformim do të mundësojë që rrjetet e ALBtelecom dhe Eagle të jenë ndër rrjetet më moderne të telekomunikacionit jo vetëm në rajon por edhe në Evropë. Ne po punojmë për një Qendër të Dhënash (Data Center) që do të sjellë shërbimin më të fundit, Cloud Computing. Kjo do t`i ndihmojë sipërmarrjet të gjejnë dhe përdorin aplikimet më të fundit pa shpenzuar shumë dhe pa kërkuar larg. Një tjetër projekt i madh edhe IPTV, ose ndryshe televizioni interaktiv, një projekt revolucionar në eksperiencën televizive të qytetarëve shqiptarë. Tashmë ata do të mund të kontrollojnë televizorët e tyre. Besoj se ky projekt do të jetë gati për përdorim nga qytetarët në tremujorin e parë të vitit 2012. Ne kemi vendosur tashmë edhe furnizuesit pa kabull nëpër qytetet më të mëdha (WiFi) dhe do ta çojmë këtë shërbim kudo në Shqipëri, aty ku ka nevojë konsumatori. Për të rritur kënaqësinë e abonentëve ne po sjellim një aplikim për shërbimit për klientin së bashku me kompaninë SAP, që është lider i kësaj fushë në botë. Me këtë ne do përpiqemi të japim shërbimin më të mirë për klientin paralel me shërbimin që ata duan të përdorin.

 

Si i vlerësoni zhvillimet në tregun e telekomunikacionit? Si do të konkurroni në treg edhe pas shtimit të penetrimit?

 

Në këtë pikë unë do të doja që të flisja për revolucionin që ne arritëm në sektorin e telekomunikacionit në 3 vitet e fundit. Ne kemi rinovuar dhe shtruar rrjetin e fibrave optike në shkallë vendi në shkallën 200 përqind. Në vitin 2007, kapaciteti ndërkombëtar IIP ishte 300 Mbps, tashmë është 22Gbps: 73 herë më shumë që është një rast i pa precedent. Kur ALBtelecom u privatizua, kapaciteti broadband i internetit ishte vetëm 1500, ndërsa sot ne kemi arritur një kapacitet prej 150 000 dhe kemi 75 mijë abonentë të internetit: pra 100 herë më shumë. Shpejtësia e internetit ishte 256 kbps në atë kohë, ndërsa sot shpejtësia jonë minimale është 2Mbps, pra 8 herë më e lartë.Ne jemi fokusuar tashmë në shërbime, krahas teknologjisë, në shërbimet e telefonisë fikse apo asaj të lëvizshme. Për këtë arsye  avantazhi ynë do të jetë lehtësia në marrjen dhe lehtësia në përdorimin e shërbimeve.Dhe pikërisht për këtë arsye jo thjesht po modernizojmë rrjetin por po rritim edhe kapacitetet për t`ju përgjigjur më mirë nevojave të tregut.

 

Cilët janë planet për portabilitetin dhe 3G?

Portabiliteti i numrave po shkon shumë mirë për Eagle Mobile. Ne jemi lider në treg në marrjen e abonentëve të rinj që nuk duan të ndryshojnë numrin por që zgjedhin shërbimin tonë. Eagle ka shtuar edhe më shumë përqindjen e përdorimit të celularëve në Shqipëri. Ne i sollëm çmimet në nivele të konkurruese. Aktualisht tarifat janë edhe më ulët nga ç`duhet të ishin.Licensa 3G është jetike për ne, pasi dëshirojmë të sjellim shërbim interneti për abonentët fiksë dhe ata celularë. Në fakt ne po e bëjmë këtë nëpërmjet ADSL-së dhe teknologjisë EDGE dhe ne kemi pjesën më të madhe të tregut në të dyja. Sidoqoftë, ne duam të sjellim më shumë në treg.


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009