Albtelecom Logo

Harta | English

20.05.2013 - Monday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Rrjeti NGN i ALBtelecom dhe Risitë e Tij  
ALBtelecom ofron internet Wi-Fi në zona publike  
ALBtelecom Kontribuon në Zgjerimin e Hapësirave të Blerta në Gjirokastër  
 
Print 6/22/2012


INTERVISTË ME Z. ORKUNT YOZGAT, DREJTOR I GRUPIT TË MARKETINGUT DHE SHITJEVE, SI DHE ZV. DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ALBTELECOM DHE EAGLE MOBILE

GAZETARI: Sektori i telekomunikacionit në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në vendet më të zhvilluara të botës po bën hapa përpara në teknologji, shumëllojshmëri shërbimesh dhe konkurrencë mes operatorësh.
Drejtori i Marketingut dhe Shitjeve, njëkohësisht  Zv. Drejtor i Përgjithshëm i kompanive ALBtelecom dhe Eagle Mobile z. Orkunt Yozgat na flet për disa nga zhvillimet më të rëndësishme në tregun shqiptar të telekomunikacionit dhe zhvillimet që pësoi ky treg vitet e fundit.

Z. YOZGAT: Nëse i hidhni sytë nga sektori i telekomunikacioneve në Shqipëri, do të shihni një zhvillim të madh dhe një industri në rritje. Eagle Mobile është i pranishëm në treg si operatori i tretë që në vitin 2008, derisa në vitin 2010 një tjetër operator hyri në treg. Si rrjedhojë, sot në industrinë mobile shqiptare janë katër operatorë.
Nga ana tjetër, ne kemi dhe një operator të telefonisë fikse, që është mjaft i  njohur në të gjithë Shqipërinë, Albtelecom. Këtë vit ALBtelecom feston edhe 100-vjetorin e tij. Në këtë mënyrë, me bashkimin e ALBtelecom dhe Eagle Mobile, ne bëhemi lojtarët kryesorë të industrisë së telekomunikacionit në Shqipëri.
Sipas të dhënave të AKEP në vitin 2011, industria e telekomunikacione në Shqipëri arrin shifrën 500 milion dollarë.
Duke filluar nga viti 2008, ka patur një rënie të kësaj industrie. Tregu është tkurrur dhe zvogëluar me 20% . Sigurisht që  ky fenomen ka patur shkaqet e veta. Shkaku kryesor është situata ekonomike në Europë. Kriza e përgjithshme dhe efektet e saj në Europë, sidomos në vende si Greqia dhe Italia, ka patur një impakt negativ në Shqipëri.
Por pavarësisht kësaj, konsumatori shqiptar është mjaft i interesuar për të njohur teknologjinë e fundit dhe produkte e reja teknologjike dhe kjo është një shenjë e mirë.
Ne, si kompani celulare, pozicionohemi si inovatorë në krahasim me kompanitë e tjera.
Ne ishim të parët që sollëm risi në tregun shqiptar të telefonisë mobile dhe kjo qasje e jona u mirëprit nga të gjithë abonentët shqiptarë.
 
Ne jemi gjithmonë në proces përmirësimi të kësaj qasjeje. Në këtë fazë, kanë ndodhur disa ndryshime të reja në kompaninë tonë, pasi kemi një kompani celulare, Eagle Mobile dhe një kompani gjigande të telefonsë fikse, ALBtelecom.
Ne po përpiqemi ti bashkojmë këto dy kompani në një të vetme, që është një event i madh dhe mjaft i rëndësishëm për industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri.
Në këte mënyrë, pra me shkrirjen e këtyre dy kompanive, ne do të mund tu ofrojmë të gjitha llojet e shërbimeve konsumatorëve tanë.  Domethënë, nëse një klient merr shërbimin celular nga kjo kompani, ai do të ketë mundësi të marrë edhe shërbimin e telefonit fiks po nga kjo kompani nëse dëshiron. Nëse dëshiron internet më të shpejtë, do të mund ta marrë nga kjo kompani. Pra, kjo kompani do të mundësojë të gjitha shërbimet e nevojshme mobile, fikse dhe të internetit. Kjo gjë është mjaft e rëndësishme për ne, dhe kjo është arsyeja pse ne përpiqemi që me çdo gjë që bëjmë në ALBtelecom apo Eagle, të vendosim klientin në qendër të gjithçkaje, në zemër të çdo veprimi.
Me bashkimin e këtij veprimi, klienti do të jetë më i lumtur, do të ketë më shumë produkte në dorën e tij dhe këto produkte nuk do të jenë më të veçuara, dmth nga njëra kompani të marrë shërbimin celular, nga tjetra shërbimin fiks apo atë të internetit, por të gjitha shërbimet do të mund të merren nga një kompani e vetme.
Sigurisht për ne kjo nuk është diçka e lehtë për tu trajtuar pasi kërkon shumë investim dhe gjëja kryesore që ne po përpiqemi të bëjmë, ndërkohë që po investojmë fuqishëm, është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve. Ne kemi investuar më shumë se 50 milionë Euro për bërë ndryshimet e nevojshme në infrastrukturë dhe  në pjesën teknike. Në këtë mënyrë, ne po ndryshojmë rrjetin TDM në sistemin NGN, i cili është sistemi i gjeneratës së re dhe të gjithë konsumatorët do të mund të kenë shërbime më të mira si për internetin ashtu edhe për thirrjet zanore.

GAZETARI:
Përsa i përket konkurrencës në treg z. Yozgat na shpjegon se risitë janë pika më e fortë që duhet të ketë një kompani për të shërbyer sa më mirë tek konsumatori.
 
Z. YOZGAT:
Patjetër që tregu i telekomunikacionit është një treg shumë i vështirë dhe shumë sfidues, sepse të gjithë lojtarët përpiqen të bëjnë gjëra të reja. Për më tepër në një treg që ka konkurrencë, klienti është me kërkues dhe kërkon gjithnjë e më tepër. Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi që të ofrojmë sa më tepër gjëra të reja me anë të dy kompanive, atë të ALBtelecom dhe të Eagle Mobile. Për shembull, oferta ekzistuese e ALBtelecom është diçka shumë e re: i themi klientëve që nuk kanë lidhje interneti që të përdorin për 2 muaj internet ADSL pa pagese dhe në rast se janë të kënaqur, mund ta mbajnë atë. Kjo është diçka novatorë dhe e thjeshte për t’u kuptuar, por që asnjë lojtar tjetër në treg nuk ka guximin ta bëjë. Është diçka me potencial dhe kërkesë të madhe nga klienti. Shumë njerëz sot akoma nuk dinë kuptimin e vërtetë të internetit dhe kjo lidhet me penetrimin shumë të ulët të internetit në Shqipëri, fakt i cili në vetvete është shumë interesant. Në Shqipëri vërejmë një përqindje të lartë të rinisë, përdorimi i internetit nuk është edhe aq i lartë. Ndërsa, nga krahu tjetër vërejmë një përdorim shume te larte te telefonave te lëvizshëm dhe norma e penetrimit është 150 % e popullsisë. Çdo person ka 2 telefona dhe gjithsecili flet. Por për pjesën e internetit ka shumë gjëra për të bërë dhe në ketë aspekt jemi duke investuar për të siguruar këto gjëra. Për këtë arsye, fushata jonë e re është shumë e mirë dhe po përpiqemi të sjellim gjëra të reja.  Për shembull, nga ana e Eagle Mobile po promovojmë të gjitha fushatat e reja sepse njerëzit kanë gjithmonë nevojë për inovacione dhe gjëra të reja.



GAZETARI:
Orkunt Yozgat, na shpjegon edhe se biznesi duhet të ndërmarrë  prioritete sociale që tu shërbejë sa më mirë të gjithëve. Atë që merr nga klienti duhet ta rikthejë tek ai.


Z. YOZGAT: Për sa i takon përgjegjësisë  sociale të kompanisë, këtë vit kemi ndërmarrë disa projekte shumë interesante. Ky është viti kur Shqipëria feston 100 vjetorin e Pavarësisë, e me këtë rast morëm të gjitha këngët patriotike shqiptare dhe bëmë të mundur shkarkimin e tyre nëpërmjet celularit. Këto këngë patriotike shqiptare tashmë ka mundësi t’i dëgjojë brezi i ri, dhe kjo është një gjë shumë e mirë për edukimin e tyre.
Ne, si biznes ndiejmë përgjegjësisë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, e si kompani telekomunikacioni duhet të jemi të pranishëm kudo. Me këtë duam të themi se ne jemi në çdo xhep, në çdo shtëpi e rrugë e kështu duhet të bëjmë shumë gjëra. Disa prej këtyre gjërave të rëndësishme janë projektet tona të përgjegjësisë sociale të kompanisë. Çdo vit ne kemi trajtuar fusha të ndryshme me impakt të gjerë. Kështu, viti 2009 kishte në fokus  fëmijët jetimë, në vitin 2010 kemi pasur në fokusin tonë kujdesin ndaj mjedisit, viti 2011 iu kushtua projekteve që kishin lidhje me arsimin dhe së fundmi, viti 2012 është shpallur  viti  i teknologjisë. Pra, çdo vit kemi ndërmarrë projekte në lidhje me një fushë të caktuar, dhe atë  çka marrim nga shqiptarët, përpiqemi për ta kthyer në mbështetje për rajonet në nevojë. Një shembull për t’u theksuar është ndihma e dhënë për 20 nxënës jetimë, të cilëve iu akorduan bursa për vazhdimin e studimeve të tyre. Disa fëmijëve të tjerë jetimë, gjatë dy viteve u kemi mundësuar vizita turistike në Stamboll për kremtimin e festës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershorin. Madje, dua të nënvizoj se këta fëmijë i kanë dyert e kompanive tona të hapura për mundësi punësimi, pas diplomimit.
Në lidhje me përgjegjësisë sociale dhe projektet, çdo vit ne kemi rritur qëllimet tona dhe përpiqemi të arrijmë në sa më shumë njerëz. Kur kishim projektet në lidhje me mjedisin, njerëzit tanë, menaxherët tanë bashkë me mua, shkuam të pastrojmë disa qytete për të dhënë shembullin e mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Njerëzit duhet të kuptojnë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, por akoma kemi persona që hedhin mbeturina rrugëve. Ata duhet të ndryshojnë mendjen, sjelljet dhe zakonet e tyre, sepse Shqipëria është me të vërtetë një vend i bukur. Çdo vit ne përpiqemi të bëjmë gjëra të reja. Për shembull, ne jemi sponsor i TKOB (TEATRIT KOMBËTAR I OPERAS DHE BALETIT) prej 2 vjetësh në Tiranë, dhe për ne arti dhe kultura janë shumë të rëndësishme për ne dhe ne duam që njerëzit ta dinë këtë, ta shohin dhe ta ndajnë këtë me të tjerët. Ajo që ne jemi duke ofruar për njerëzit nuk është vetëm një kartë SIM, ose një kabëll interneti, por ne u ofrojmë atyre një stil jetese (Lifestyle). Stili i jetesës përfshin shumë gjëra dhe ne duam të jemi në të gjitha ato gjëra dhe duhet të jemi. Nëse të rinjtë duan të shkojnë në vende të bukura, ne i mbështesim këto vende, nëse njerëzit duan të shkojnë në opera, ne e mbështesim aktivitetin e këtij institucioni, kur njerëzit kanë nevojë për arsimim, ne jemi aty. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën me bashkimin e këtyre dy kompanive që përdoruesit dhe konsumatorët shqiptarë të mbeten me të vërtetë të kënaqur. Në  krye të çdo gjëje, më duhet ta përsëris, është kënaqësia e konsumatorëve. Kjo është çështja jonë kryesore dhe çdo ditë ne jemi në përpjekje për përmirësim.

GAZETARI: Po cilat janë avantazhet që do të ketë konsumatori apo përdoruesi fundor nga bashkimi i gjigandit të telefonisë fikse në Shqipëri ALBtelecom dhe kompanisë celulare Eagle Mobile.

Z. YOZGAT: Kur flasim për bashkimin e dy kompanive, duhet të kemi parasysh se bëhet fjalë për një proces shumë të rëndësishëm për të dy kompanitë, pasi nga njëra anë ne do të mbulojmë me shërbim njëkohësisht si konsumatorët me shërbimin e telefonisë së lëvizshme dhe ashtu dhe ata të telefonisë fikse. Por abonentët tanë aktualisht janë të ndryshëm. Abonentët e telefonisë fikse të cilët marrin shërbimin nga ALBtelecom jo gjithmonë janë abonentët tanë të shërbimit të telefonisë së lëvizshme dhe anasjelltas abonentët e telefonisë së lëvizshme jo gjithmonë janë abonentët tanë të shërbimit të telefonisë fikse.
Pra, strategjia e kompanisë mbi të gjitha synon që të bashkojë në një shërbim të gjithë abonentët tanë e telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme si dhe të rrisim numrin aktual të abonentëve. E thënë ndryshe, nëse një abonent merr vetëm shërbimin e Eagle Mobile dhe një klient tjetër shërbimit e ALBtelecom, pikësëpari ajo që duam ne është që abonenti I Eagle Mobile të ketë dhe shërbimin e ALBtelecom dhe anasjelltas. Pas këtij hapi, ne duam që t’u ofrojmë konsumatorëve tanë të gjithë paketën e shërbimeve, në mënyrë që konsumatori të mos ndiejë nevojën për të kërkuar një operator tjetër. Në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të mbajmë konsumatorët tanë në një përqindje shumë më të lartë. Në sektorin e telekomunikacionit, I cili karakterizohet për zhvillime shumë të shpejta, aspekti më I vështirë dhe sfida më e madhe është mbajtja e konsumatorëve. Strategjia jonë konsiston në zgjerimin e portofolit të produkteve duke ofruar më shumë produkte me çmime shumë më konkurruese dhe sigurisht me një cilësi shumë më të mirë të shërbimit. Kjo strategji do t’u përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive të konsumatorëve ndaj kompanisë në mënyrë që ata të vazhdojnë të marrin shërbimet e kompanisë për një kohë të gjatë. Ajo çfarë ne jemi duke bërë është një diçka shumë e re dhe për Europën. Të gjithë duan që të ecin në këtë rrugë, por sipas mendimit tim realizimi i këtij hapi nuk është aspak I lehtë. Kjo pasi, për të arritur një gjë të tillë, është e nevojshme që të unifikohet e gjitha infrastruktura, të gjitha rrjetet si dhe të gjitha sistemet e faturimit. Çdo gjë, pa përjashtim duhet të jetë e unifikuar. E gjitha duhet të jetë e njësuar.

Me anë të këtij procesi ne po përpiqemi që të gjitha shërbimet tona t’i kemi në unifikuara në një. Kjo është e vlefshme dhe për dyqanet tona. Nëse deri më tani ne kemi ofruara shërbimin e Eagle Mobile dhe ALBtelecom në dyqane të ndryshme, ne do t’i unifikojmë ata. Pas këtij procesi ne do të kemi një rrjet dyqanesh standard për të dy kompanitë në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu do të kemi një Shërbim të Kujdesit ndaj Klientit të unifikuar, një Call Center, një Marketing dhe Shitje të unifikuar. Pra do të kemi një kompani të vetme. Dhe në momentin që do të mbyllet plotësisht faza e bashkimit të të dy kompanive në një të vetme, atëherë konsumatori do të jetë I kënaqur nga shërbimet e ofruara nga kompania. Ai do të ketë një faturë të vetme nga kompania për të gjitha shërbimet për të cilat ka nevoje dhe I ofrohen nga kompania. Personalisht mendoj se kjo përbën një sfidë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, madje dhe për ne si kompani. 
Viti 2012 nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile është shpallur si “Viti i Teknologjisë” dhe ne po përpiqemi që përmes projekteve të Përgjegjësisë Sociale të mbështesim disa shkolla dhe nxënës. Do të përmendja faktin se para pak kohësh ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhuruar 25 kompjutera të fjalës së fundit për 25 nxënës me rezultate të shkëlqyera. Ne duam që të jemi mbështetës të tyre dhe të ndihmojmë në suksesin e tyre. Në të njëjtën kohë në kuadër të këtij projekti të shpallur që në fillim të vitit, drejtues të lartë të kompanisë kanë marrë pjesë dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në auditorët e universiteteve shqiptare. Ne po përpiqemi të tërheqim vëmendjen e studentëve sa I përket teknologjisë, pasi kjo është gjykojmë se është shumë e rëndësishme. Personalisht kam qenë në Universitetin e Tiranës dhe jam përpjekur të shpjegoj se si ALBtelecom dhe Eagle Mobile po e përdor teknologjinë dhe avantazhet e saj. Mendoj se nëse teknologjia nuk përdoret në mënyrën e mirë, ajo nuk do të thotë asgjë. Ju mund të keni një teknologji të mrekullueshme, por nëse ju nuk e përdorni atë në të mirë të njerëzve, kjo nuk do të thotë asgjë. Kjo është dhe arsyeja se përse ekziston teknologjia, pra përdorimi I saj në të mirë të njerëzve. Gjithashtu kjo është dhe arsyeja kryesore që ne po marrim pjesë në këto auditore. Ndaj dhe ne këtë vit e kemi shpallur si “Vitin e Teknologjisë”. Ne po përpiqemi të investojmë në këtë drejtim, ku është e nevojshme me informacion të tipit “know how” dhe ku me mbështetje materiale për njerëzit në nevojë.

Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009