Albtelecom Logo

Harta | English

25.05.2013 - Saturday

Albtelecom Search OK Button
 
Njoftim për Mediat
Lajmërime kryesore
Shkrime mbi Kompaninë
Përgjegjësia Sociale
  Të lutem zgjidh:
Forum me studente  
Kur të duhet më shumë, merr 3.5G!  
Intervista e Javës/ Znj. Irida BONATI, Drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  
 
Print 7/9/2012


ALBtelecom dhe Eagle Mobile mbështesin Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Të dy kompanitë dhuruan tavolina, dollapë dhe karrike për këtë qendër, në të cilën banojnë 33 fëmijë rezidencialë dhe trajtohen 12 fëmijë ditorë. Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Orhan Coskun, kryetari i Bashkisë së Qytetit të Sarandës z. Stefan Çipa, Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës znj. Adriana Kushta dhe drejtues të tjerë të kompanisë. Albtelecom dhe Eagle u janë përgjigjur ftesës së pushtetit vendor për mbështetje dhe sponsorizim.

Gjatë ceremonisë së dhurimit Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, z. Orhan Coskun tha se investimi për fëmijët është investimi për të ardhmen e vendit. “Fëmijët e sotëm janë të rriturit e nesërm, ndaj ne jemi të lumtur që ndihmojmë dhe japim kontributin tonë në këtë drejtim” ka thënë Dr. Coskun. Ai theksoi se aktivitete të tilla shërbejnë më shumë si shembull i mirë për të gjithë shoqërinë dhe biznesin, që kontributet ndaj komuniteteve të ndryshme në nevojë të rriten gjithnjë e më shumë. Dr.Coskun theksoi se mbështetja sociale e Albtelecom dhe Eag le Mobile për komunitetin sarandiot, do të vazhdojë edhe më tej në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.



Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Qytetit të Sarandës z. Çipa ky nuk do të jetë projekti i parë i përbashkët me Albtelecom dhe Eagle. Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës znj.  Adriana  Kushta falënderoi kompanitë ALBtelecom dhe Eagle Mobile për mbështetjen e dhënë. Shtëpia e Fëmijës së qytetit Sarandë është krijuar në vitin 1953 duke u bërë strehë për mbi 200 fëmijë.

Ndërsa tani në këtë shtëpi strehohen me shumë se 30 fëmijë të moshës nga 5 deri 15 vjeç, ndërkohë që kjo shtëpi frekuentohet edhe nga 12 fëmijë të tjerë ditorë  të cilëve u ofrohet mundësia të kalojnë një jetë sa më komode në këto ambjente.ALBtelecom dhe Eagle Mobile, në fokusin e projekteve të Përgjegjësisë  Sociale, i kushtojnë një rëndësi të veçantë mbështetjes së shtresave në nevojë. Edhe më parë Eagle Mobile dhe ALBtelecom kanë ndihmuar fëmijët jetimë si dhe moshat e treta përmes projekteve të veçanta. Viti 2011 për dy kompanitë projektet e Përgjegjësisë Sociale iu kushtuan arsimit. Ndërkohë këtë vit në vëmendje të dy kompanive është Teknologjia.

Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009