Albtelecom Logo

Harta | English

20.05.2013 - Monday

Albtelecom Search OK Button
 
Çalik Holding
Historia
Marka
Misioni
Vizioni
Vlerat
Partnerët dhe Klientët
Print  
“Çalik Holding”, me zyrat qendrore të saj në Stamboll, është përqendruar në sektorë të mëdhenj biznesi, si ndërtim, energji, tekstil, financë, telekomunikacion dhe media, mundëson produkte dhe shërbime të shumëllojshme të rangut botëror për konsumatorët, bizneset lokale dhe ndërkombëtare, si edhe përdoruesit privatë. “Çalik Holding” ka të punësuar rreth 19,855 punonjës nëpërmjet sipërmarrjeve të saj të biznesit në vende të ndryshme. Kjo korporatë, duke i kushtuar një vëmendje të lartë vetëdijes mjedisore, respektit ndaj vlerave sociale dhe ndjeshmërisë së fuqishme përsa i përket përgjegjësisë sociale, është përqendruar në krijimin e vlerave të shtuara nëpërmjet të gjithë aktorëve të saj, bazuar në një model rritjeje të shpejtë dhe efektive, duke patur si parim përhapjen në fushat ku ajo operon, në sektorët dhe zonat e ndryshme gjeografike.

“Çalik Holding” ka një perspektivë të qartë në lidhje me punonjësit e saj dhe vlerat që pasqyron. Përgjegjësia primare e këtij Grupi është që të krijojë vlera për aktorët e saj ndërkombëtarë, duke vepruar në përputhje me vizionin dhe misionin e saj, duke përbërë një model të mirë, si dhe duke qenë një njësi korporatë me reputacion në sjellje dhe vlera.Arritjet, motivi, ndershmëria, transparenca, përmbushja e kërkesave të konsumatorit, globalizimi dhe kontributi në shoqëri janë vlerat themelore dhe forcat shtytëse në strategjinë e “Çalik Holding”.

ENERGJI

Një strukturë që siguron rritje të qëndrueshme...


Që nga themelimi i saj nën emrin e Çalik Holding në vitin 1998, Çalik Enerji ka siguruar një rritje të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme, duke u bërë një “gur prove”, ndër më të suksesshmit në vizionin e Çalik. “Çalik Holding” është një element aktiv ndërkombëtar i energjisë elektrike, naftës, gazit natyror dhe telekomunikacionit, me veprimtari në Turqi, Turkmenistan e po ashtu edhe në vende të tjera. Pas ndërmarrjes së saj të parë të gazit natyror në zonën e Bursës në Turqi (Bursagaz), kompania vazhdoi rrugën e suksesit me një tjetër kompani shpërndarjeje të gazit natyror në Kayseri (Kayserigaz). “Çalik Holding” ka marrë gjithashtu përsipër projektin e tubacionit të naftës bruto Samsun-Ceyhan Adana (Turqi) dhe Projektin e Rafinerisë Ceyhan (Turqi). Për shumë vite në vijim, Grupi do të ketë një prezencë kryesore në sektorin e energjisë.

http://www.calikenerji.com

 

NDERTIMI

Me fuqinë e madhe të investimeve që nga e tashmja po ndërton të ardhmen...


“Çalik Holding”, me veprimtari në sektorin e ndërtimit, merr përsipër projekte për prodhimin në fushën e tekstileve dhe sektorë të tjerë industriale, si ndërtimi i banesave, spitale, shkolla, qendra biznesi, objekte sociale, rrugë dhe autostrada; si dhe projekte për transformimin urban. Grupi i Konstruksionit, i cili ka dhe rritjen më të shpejtë në bizneset e “Çalik Holding”, ka bërë emër me projektet e mëdha në industri, duke arritur të përmendet shpesh në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare për sukseset e arritura.

GAP Insaat fitoi tenderin e Transformimit urban të Tarlabasi dhe Balat (në Turqi), projekte këto që ndërmerren për herë të parë në Turqi dhe në këtë mënyrë fitoi të drejtën e kontraktorit të projekteve në fjalë. Shtytja e krijuar nga suksesi më i shpejtë me projektet ndërkombëtare e vendos kompaninë “Çalik Holding” në krye të fushës së ndërtimit. Ky Grup është aktualisht duke ndërmarrë projekte të mëdha, jo vetëm në Turqi, por edhe në Azinë Qendrore, në Gadishullin Arabik dhe në Afrikë. Suksesi i Gap Insaat në platformën ndërkombëtare u konfirmua edhe një herë nga revista Engineering News Record, në raportin e 225 kompanive kontraktore më të mira të botës për 2009-ën, ku kompania u rendit në vendin e 163-të në listë.

http://www.gapinsaat.com

 

TEKSTILET

Një prodhues lider i veshjeve xhins në tregun botëror...


“Çalik Holding” vazhdon të jetë një lider në linjën e biznesit të tij origjinal, tekstileve. Duke qenë një ndër prodhuesit e preferuar ndërkombëtarë, për sa u përket veshjeve xhins, me qendrat fabrikuese të integruara në Malatya (Turqi) dhe Turkmenisë, ky Grup është një lojtar-rival i denjë, i cili konkuron lehtësisht në nivele botërore, si për nga volumi, po ashtu edhe për cilësinë që karakterizon produktet, duke filluar që nga fija e pambukut e deri tek veshjet e gatshme. Kompanitë tekstile të “Çalik Holding” janë të afta për t’u lançuar në tregun botëror. Emri i markës Çalik po rritet në mënyrë të njëtrajtshme, jo vetëm në Turqi, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, nga Rusia në Lindjen e Largët, nga Afrika Veriore në vendet e Ballkanit.

www.calikdenim.com

SHERBIMET FINANCIARE

Risitë që solli Çalik në sektorin e bankar të investimit...


“Çalik Holding” gëzon një pozicion prestigjioz dhe udhëheqës në sektorin Bankar të investimit nëpërmjet Bankës “Aktif Bank” dhe rritja e këtij grupi në këtë linjë biznesi ka qenë e vazhdueshme. Në vitin 2006, “Çalik Holding” ndërmori iniciativën e parë financiare ndërkombëtare duke shtuar Bankën Kombëtare Tregtare, që është një nga bankat më prestigjioze të Shqipërisë, duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Një degë e re e BKT u hap në Prishtinë, në Nëntor të vitit 2007, që konsiderohet si investimi i parë i huaj i kësaj banke. “Çalik Holding” synon rritje të mëtejshme të aktiviteteve të tij në biznesin e shërbimeve financiare, duke shtuar intensitetin e operimeve në sektorin bankar të investimeve.

http://www.aktifbank.com

http://www.bkt.com.al  

 

TELEKOMUNIKACIONI

Aktor i rëndësishëm zotërues dhe operues në infrastrukturën e vet...

Një tjetër biznes i Grupit Çalik është telekomunikacioni. Të gjitha projektet në fushën e telekomunikacionit kompania i ka ndërmarrë nëpërmjet emrit të kompanisë CETEL. Kompania ka ndjekur strategjinë e shndërrimit të vetvetes në një aktor të rëndësishëm dhe operues në infrastrukturën e saj në Turqi dhe në zonat e thella.Primar në strategjinë e saj ka qenë parimi i marrjes së kompanive që do privatizohen dhe që ofrojnë shërbime në vlerë të shtuar, duke instaluar dhe vepruar nëpërmjet infrastrukturës, me akses me bazë të gjerë në zonat mesdhetare.

Në vitin 2005, mori pjesë në tenderin e privatizimit të ALBtelekomit, operatorit të telefonisë fikse më të madh në Shqipëri, duke i marrë aksionet e tij në shtator të vitit 2007. Gjithashtu, sot kompania zotëron edhe një nga tre operatorët më të mëdhenj celularë në Shqipëri, Eagle Mobile.
Të dyja këto kompani kanë si synim të ofrojnë shërbime cilësore e me çmime sa më të leverdisshme për 913.000 abonentët e tyre.

http://www.albtelecom.al  

http://www.eaglemobile.al 

MEDIA

Grupi Kryesor i Medias në Turqi...


Çalik Holding hyri në tenderin për blerjen e bashkimin komercial dhe ekonomik të ATV-Sabah, më 5 dhjetor 2007 dhe mori të gjitha të drejtat dhe aksionet për 1.1 miliard dollarë, nën emrin “Turkuvaz” sh.a. më 22 Prill 2008. Tashmë “Turkuvaz Media Group” ka arritur të bëhet një nga grupet më të mëdha të medias në Turqi, duke zotëruar kanalet televizive ATV, ATV Avrupa, Sabah, Sabah Avrupa, Takvim, Günaydin, Yeni Asir, dhe gazetat Pas Fotomaç, AMS Auto Classic, Auto Katalog, Auto Motor & Sport, ‘Bebegim ve Biz’, Cosmo Girl, Cosmopolitan, Cosmopolitan Bride, Esquire, Forbes, Global Enerji, Harper's Bazaar, Home Art, House Beautiful, Para, Sinema, Sofra, Transport, Samdan Plus, Yeni Aktüel, Motorrad Katalog, Oto Haber, Oto Haber Test Yilligi, Kumsal, si edhe revista me Perspektiva Juridike dhe Turkuvaz Distribucion.

Turkuvaz Media Group, e bazuar në politikat e saj të transmetimit dhe në strategjinë “Përgjegjësi dhe Etikë”, po ecën me hapa të sigurt drejt qëllimeve të saj, e angazhuar për të ndërtuar dhe zgjeruar suksesin e sipërmarrjeve të saj, me në krye kanalin e rëndësishëm televiziv ATV dhe gazetën prestigjioze Sabah.

http://www.turkuvazyayin.com.tr

 

Për më shumë detaje vizitoni: www.calik.com


Fillimi | Harta | Kërkim | English Albtelecom Copyright 2009