Print

28.03.2009

Për interesin publik,

Në lajmin e botuar në gazetën Sot, dt. 27.03.2009 me titull “Turqit e Çalik përgatisin shitjen e ALBtelecom, fitime marramendëse nga transaksioni” i është dhënë vend shprehjes se Çalik Holding do të shesë aksionet e tij në investimet në Shqipëri, ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Korporata jonë ndjeu nevojën për të bërë këtë deklaratë lidhur me këtë lajm, që nuk ka asnjë lidhje më të vërtetën, është i pabazë, nuk përputhet me ndershmërinë e gazetarisë dhe botohet me qëllim mashtrimin e opinionit publik.

Siç dihet nga të gjithë Çalik Holding; në vitin 2007 me blerjen e ALBtelecom, operatorit më të madh të telefonisë fikse dhe internetit dhe në kuadër të kësaj kompanie edhe Eagle Mobile me qëllim bërjen e tij operatorin më të përzgjedhur në Shqipëri, investoi në vend më se 50 milionë euro. Krahas sektorit të telekomunikacionit, me investimet edhe në fushën financiare, Çalik Holding një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, cilëson tërësisht si larg të vërtetës pretendimet se nuk është bërë asnjë investim. Çalik Holding, që po vijon me gjithë shpejtësinë investimet, me Eagle Mobile brenda vetëm 6 muajve duke ngritur më se 300 antena dhe stacione sinjali dhe duke arritur në 11 muaj 386 mijë abonentë, ka për qëllim të ofrojë shërbimin më cilësor me çmimet më të arsyeshme për opinionin shqiptar. Në botë, s’mund të gjendet asnjë kompani telekomunikacioni e cila ka ngritur infrastrukturën në një periudhë prej vetëm tre muajsh duke nisur aktivitetin tregtar; Eagle Mobile me këtë sukses ka fituar edhe një çmim në Shqipëri. Eagle Mobile arriti në një mbulim për 6 muaj, të cilin kompanitë konkurrente e kanë përfunduar nga 2 vjet deri në 2 vjet e gjysmë dhe këtë e ka kryer me rrjetin e saj dhe duke mos bashkëpunuar me asnjë kompani tjetër.

Me investimet e kryera dhe ndihmesën e krijuar për ekonominë e Shqipërisë nga Çalik Holding, kompania tjetër në kuadër të kësaj korporate ALBtelecom, kompania lider në fushën e internetit, me shërbimet e cilësisë së lartë të ofruara, pa ndërprerje, me infrastrukturën e fuqishme teknike dhe fushatat speciale, po e shton përditë ndikimin në tregun e abonentëve individualë apo institucionalë. Pas investimeve të kryera, abonentët e shërbimit ADSL të ALBtelecom në muajin Gusht 2008 shënonin shifrën e 1500 personave. Ndërsa në Dhjetor 2008 ALBtelecom shënonte 18110 abonentë të këtij shërbimi duke marrë kryesimin në këtë treg në një kohë shumë të shkurtër. I gjithë ky shtim i numrit të abonentëve me gjithë rritjen e sasisë së shërbimeve, ka sjellë rritjen serioze të vlerës së Eagle Mobile dhe ALBtelecom në treg.

Në këtë drejtim; Çalik Holding me investime të mëdha në energjetikë, konstruksion, financë, tekstile dhe fushën mediatike në Turqi dhe ato në zona të tjera të rajonit, suksesin e arritur në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri, e ka kremtuar me një festë të madhe me rastin e 1 Vjetorit të Eagle Mobile më datë 12 Mars 2009, në një organizim ku morën pjesë me dhjetëra gazetarë të njohur dhe zyrtarë të lartë nga Turqia dhe Shqipëria.

Në atë mbrëmje festive të ditëlindjes së Eagle Mobile, është theksuar se Çalik Group i jep një vlerësim të lartë dhe rëndësi strategjike projekteve në Shqipëri dhe është evidentuar haptas se Shqipëria shikohet si një derë e hapur për mundësi të reja drejt Evropës. Po ashtu është bërë e ditur se me gjithë përqendrimin në sektorët e telekomunikacionit dhe sistemit bankar, për të sjellë më shumë shërbime cilësore për popullin shqiptar, me investimet e kryera në teknologji edhe në burimet njerëzore, Çalik Holding u jep rëndësi dhe është në kërkim të mundësive të reja të investimit.

Çalik Holding e sheh Shqipërinë si një derë që hapur drejt Evropës dhe po i vijon investimet e tij me shpejtësi të plotë në Ballkan. Për këtë arsye, pretendimet se Çalik Holding s’ka bërë asnjë investim apo që do të shesë Eagle Mobile dhe ALBtelecom, janë të pabaza dhe tërësisht larg të vërtetës. Çalik Holding me gjithë investimet që ka kryer deri tani, bën të ditur se ruan të drejtën e mbrojtjes së të drejtave ligjore para atyre që kanë publikuar këtë pretendim të pavërtetë dhe kërkon nga botuesit të botojnë përgënjeshtrimin apo shkrim-përgjigjen sa më parë.

 

Me respekt,

Çalik Holding,