Kushte dhe afate për dhuratat në Mobile me Paspagesë

Shkarko dhe regjistrohu në aplikacionin Profili Im. Nësë aparati yt celular nuk të mundëson shkarkimin e Profili Im Mobile, mjafton të hysh në faqen zyrtare të ALBtelecom – Profili Im – Profili Im Mobile.

Sapo të hysh tek Profili Im, kliko në seksionin ALBtelecom Special – “Kodet e Mia” për të marrë të gjitha kodet aktive.

Kushte dhe afate

Për përdorimin dhe përfitimin e kodeve në platformën ALBtelecom Special për pajtimtarët mobile me paspagesë

  • Të gjithë pajtimtarët ALBtelecom ekzistues dhe të rinj me paspagesë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e platformës ALBtelecom Special.
  • Nëpërmjet ALBtelecom Special, Albtelecom do të shpërblejë pajtimtarin me oferta të ndryshme në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm.
  • ALBtelecom do t’i mundësojë automatikisht kode pajtimtarit automatikisht në fillim të muajit.
  • Në varësi te planit tarifor, pajtimtari do të përfitojë nga partnerë specifikë.
  • Pajtimtari mund të informohet mbi totalin e kodeve të përfitura në kohë reale në aplikacionin Profili Im ose ne verisonin web te tij, në seksionin ALBtelecom Special.
  • Në rastet kur një pajtimtar do të kalojë nga një plan tarifor ne një tjetër në të njëjtin muaj, kodet aktive do të zëvendësohen me të reja.
  • Në rast se pajtimtari kryen një “tjetërsim pronësie” për numrin e tij / saj, pronari i ri nuk do të jetë në gjendje të marrë kodet e pajtimtarit të mëparshëm, por do të përfitojë kode të reja si një abonent i ri në ALBtelecom.
  • ALBtelecom Special do të përmbajë kodet me datat përkatëse të vlefshmërisë, të cilat do të gjenerohen sipas metodave të detajuara më lart.
  • Kodi që do të mundësohet për ҫdo pajtimtari nga ofruesit e benefitit tek seksioni “Kodet e Mia” do të jetë format alfanumerik dhe dixhital (QR Code ose Bar Code).
  • Vlefshmëria e ҫdo kodi është i përcaktuar dukshëm ne app. Profili Im tek seksioni “Kodet e Mia”.
  • Pajtimtarët me qëllim përfitimin e benefitit, duhet të paraqesin kodin pranë ҫdo pike përfaqësuese të ofruesve të benefitit.
  • Përfaqësuesi i ofruesit të benefitit kontrollon vlefshmërinë e kodit, dhe i ofron klientëve ALBtelecom zbritjen/benefitin përkatës.
  • Pas përdorimit të kodit nga pajtimtari, ai nuk do të shfaqet më në seksionin “Kodet e Mia” të ALBtelecom Special.
  • Në ҫdo kohë gjatë periudhës së promovimit, ҫdo pajtimtar ALBtelecom për të marrë dhe përdorur kodet duhet të përdorë aplikacionin Profili Im ose versionin web të tij.
  • Benefiti i ofruar nga një Ofrues Benefiti mund të ndryshojë në periudha të ndryshme (mund të pësojë rritje) për arsye promocionale.
  • Vlefshmeria e Kodeve
  • Proҫesi nëpërmjet të cilit pajtimtari bëhet pjesëtar i ALBtelecom Special, përcaktohet vetëm nga ALBtelecom, i cili rezervon të drejtën për të kryer ҫdo lloj ndryshimi. Pajtimtari do të përfitojë vetëm prej kodeve të përcaktuara në hapësirën ALBtelecom Special – Kodet e Mia.
  • Kodet të cilat do të përfitohen nëpërmjet ALBtelecom Special, janë të vlefshme 30 ditë (deri në ditën e 30-të në 23:59:59) për të gjithë pajtimtarët me paspagesë në datën 1 të muajit pasardhës kodet do të riaktivizohen automatikisht.
  • Të gjitha kodet që nuk janë përdorur nga pajtimtari gjatë periudhës së vlefshmërise së tyre nuk do të mund të përdoren më por do të zëvëndësohen me kode të reja.

Kohëzgjatja e ALBtelecom Special

ALBtelecom mund t’i ndryshojë ne çdo kohë këto “Kushte dhe Afate”, vetëm nëpërmjet Njoftimit individual të pajtimtarit (i cili mund të jetë me SMS ose telefonatë nëpërmjet platformes IVR ose web-redirect apo Pop-Up) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, njoftim i cili në rastet kur nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve, do të përmbajë adresën se ku janë publikuar ndryshimet përkatëse. Në rast të ndërprerjes nga ALBtelecom të ALBtelecom Special pajtimtarët mund të përdorin kodet e tyre sipas Kushteve më lart përpara afatit të deklaruar nga ALBtelecom për ALBtelecom Special.

Përditësuar: 24 Maj 2021