Politika për aplikacionin ALBtv App

Duke instaluar ose përdorur ALBtv app (ALBtv ose App), ju bini dakord me kushtet e kësaj Politike (“Politika”).

Nëse nuk jeni dakord me këtë Politikë, mos e instaloni apo përdorni ALBtv app. Kjo Politikë ju jep informacion për App dhe përshkruan llojin e informacionit që mund të merret nëpërmjet ALBtv App dhe se çfarë mund të bëjë Albtelecom me këtë informacioni.

Ju mund të shkarkoni App në çdo pajisje që operon me IOS ose Android (celular dhe/ose tabletë), nëpërmjet çdo lloj interneti (wireless ose kabllor) pavarësisht ofruesit të internetit, megjithatë:

Ju duhet të jeni një abonent i telefonisë celulare ALBtelecom Mobile i Albtelecom [1].

Ju do të jeni në gjendje të përdorni App vetëm nëpërmjet internetit mobile (GPRS) të ofruar nga Albtelecom, nën përgjegjësinë dhe me shpenzimet tuaja;

Ju duhet të keni një llogari aktive në shërbimin ALBtv Mobile të Albtelecom;

Shkarkimi i App do të jetë pa pagesë, me përjashtim të rasteve kur Albtelecom mbart kosto në lidhje me tarifat e të dhënave të cilat mund ti ngarkohen klientit.

App mund të përdoret vetëm për shërbimin ALBtv Mobile të Albtelecom.

Çdo përdorim tjetër ose qëllim ndryshe është i ndaluar.

Albtelecom nuk do të marr asnjë të dhënë kur jeni duke shkarkuar vetëm App.

Albtelecom nuk mban përgjegjësi për të dhënat që mund të merren nga tregu (market place) nga ku ju keni shkarkuar App.

Për të përdorur ALBtv app për shërbimin ALBtv Mobile ju duhet:

  • Të keni një llogari aktive me Albtelecom për shërbimin ALBtv Mobile; Ju mund ta aktivizoni këtë shërbim nëpërmjet SMS ose menusë USSD; Për më tepër informacion ju lutemi të vizitoni albtelecom.al
  • Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që ju identifikon ju me Albtelecom, të cilat ju janë dhënë gjatë procesit të regjistrimit nga Albtelecom;

Kur përdoret për shërbimin ALBtv Mobile, ALBtv app mbledh llojin e mëposhtëm të informacionit në llogari:

  • Modelin e pajisjes (ky informacion merret në momentin kur lidheni (log in) për herë të parë në përdorimin e shërbimit), MSISD, MAC dhe IMEI, të cilët më pas përkthehen në një ID unike që i caktohet atij Klienti nga Albtelecom;
  • Do të jetë në gjendje të identifikojë mënyrën se si po e përdorni shërbimin e ofruar nëpërmjet app, përfshirë çfarë programi po shihni, çfarë programesh janë planifikuar ose regjistruar nëpërmjet një shërbimi DVR (Regjistrues Video Dixhital), përdorim kërkimi dhe shënjuesit (bookmarks) e programeve (kur ju keni filluar ose ndaluar të shikoni një program të veçantë).

I gjithë informacioni i marr nëpërmjet ALBtv app mblidhet nga Albtelecom, i cili siguron shërbimin Mobile TV që ju po aksesoni nëpërmjet ALBtv app.

Albtelecom përdor informacionin për të vërtetuar abonentin, për të konfirmuar nëse jeni një abonent aktual dhe nëse shërbimi po përdoret vetëm nga një pajisje, për analizim të brendshëm dhe qëllime statistikore, përpara dhe për kryerjen e marrëdhënieve kontraktuale midis Albtelecom dhe abonentit.

Për të parandaluar akses të paautorizuar, për të mbajtur të dhëna të sakta dhe për të garantuar përdorimin e saktë të informacionit, Albtelecom ka vendosur procedura të përshtatshme fizike, elektronike dhe menaxheriale për të ruajtur dhe siguruar informacionin e mbledhur nëpërmjet ALBtv App. Albtelecom e konsideron të rëndësishme mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave. Albtelecom angazhohet në zbatimin e bazës ligjore dhe akteve nën ligjore për mbrojtjen dhe respektimin e tyre.

Të dhënat do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen nga Albtelecom në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale". Këto veprime do të kryhen në përputhje me parimin e respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në veçanti me të drejtën e privatësisë.

Albtelecom mund të ndryshojë këtë App dhe këtë Politikë herë pas here duke publikuar kushtet e përditësuara në këtë faqe. Për më tepër, nëse do të bëjmë ndonjë ndryshim material në këtë Politik, do të japim njoftim për këtë në ALBtv app. Nëse ju vazhdoni të përdorni ALBtv app pas datës së hyrjes në fuqi të ndonjë ndryshimi të Politikës, nënkuptohet dakordësia juaj me këto ndryshime.

Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ose paqartësi në lidhje me këtë Politikë ose praktikat e privatësisë së Albtelecom ju lutemi të na kontaktoni në: cc@albtelecom.al

[1] Shkarkimi i App. mund të kryhet nga çdo person, pavarësisht ofruesit, megjithatë vetëm abonentët mobile të Albtelecom mund ta përdorin duke aksesuar përmbajtjen TV që ndodhet në paketën ALBtv.

Përditësuar: 26 Shtator 2016