Oferta me Kupon Dhuratë në SuperMiks

870X155.png

Lidh një kontratë të re në shërbimet fikse Telefoni, Internet dhe/ose IPTV dhe përfito një kupon me vlerë 5,000, 10,000 ose 15,000 Lekë, të cilin do të mund ta shfrytëzosh në një nga dyqanet Neptun për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake të mëdha, të vogla apo televizorëve.

Vlera e Pajtimit Mujor në SuperMiks Vlera e Kuponit të përfituar
1,900 Lekë – 2,700 Lekë 5,000 Lekë
3,000 Lekë – 3,900 Lekë 10,000 Lekë
4,100 Lekë – 5,600 Lekë 15,000 Lekë

1. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë klientët e rinj familjarë/individë.
2. Me lidhjen e kontratës me afat 24 muaj në një nga kombinimet SuperMiks, ti do të marrësh nga përfaqësuesi i shitjeve një kupon fizik me një vlerë të paracaktuar e të shënuar mbi të.
3. Kuponi mund të përdoret vetëm nga personi i autorizuar nga ALBtelecom në çdo dyqan Neptun.
4. Kuponi do të përdoret si zbritje për blerje në dyqanet Neptun, vetëm në kategorinë e produkteve: elektroshtëpiake të mëdha, të vogla e televizorë.
5. Vlera e papërdorur e këtij kuponi nuk mund të konvertohet në para.
6. Tarifat e mësipërme janë me TVSH.
7. Kjo ofertë është e vlefshme për aktivizime SuperMiks nga data 3/11/2017 deri më 10/12/2017.

 

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 3 Nëntor 2017