Njihuni me Amarantian

Çfarë është Amarantia?

Frymëzuar nga rapsodët shqiptarë, Amarantia është një personazh i trilluar që shërben si narrator teknologjik në fushatën e re të ALBtelecom. Pasi aktivizohet përmes pyetjes “Amarantia, çfarë ka t’re?”, ajo përgjigjet duke treguar një histori që po ndodh pikërisht në atë çast! Përmes tregimit të historive, Amarantia i prezanton publikut ofertat më të reja nga ALBtelecom, shërbimin e duhur për çdo kërkesë sado specifike si dhe zhvillimet më të fundit teknologjike të implementuara nga kompania lider në komunikim.

Kush është Amarantia?

Amarantia është një personazh i aftë për të dhënë një këshillë, për të frymëzuar apo thjesht për të treguar që edhe shumë të tjerë kanë të njejtën pyetje si ti. Amarantia ka personalitetin e saj, është çapkëne, e qeshur dhe gjithmonë ka një zgjidhje përmes produkteve dhe ofertave të ALBtelecom, të cilat vijnë në gamën më të gjerë në treg! Nga telefonia fikse, tek Interneti Fibër, IPTV dhe shërbimet Mobile.

Amarantia ofron zgjidhjen e duhur për çdo pyetje dhe zotëron të gjitha veçoritë e vetë ALBtelecom, që nga teknologjia e avancuar e deri te kujdesi i veçantë ndaj çdo klienti.

Përditësuar: 9 Dhjetor 2020