Lifebox

Lifebox-Article-al.png

Vetëm me ALBtelecom!

Shkarkoni këtu aplikacionin më të mirë që mund të keni në telefonin tuaj, LIFEBOX, dhe përfitoni 10 GB memorie premium, si edhe lundrim FALAS, pa shpenzuar internetin e planit apo paketës suaj, nëse zgjidhni:

Paketat Super 1300, Gigastike, apo Super 1900

Planet Super Smart 1000, 1500, 2500, 3500, 4500, 6000, 8000, 12000

Planet Control 1000, Control 1500

Por çfarë mund të bëni me Lifebox?

  • Ruani automatikisht kujtimet tuaja
  • Krijoni kopje rezervë për kontaktet tuaja: Ju mund të krijoni kopje rezervë për kontaktet dhe t'i ruani ato në mënyrë të sigurt. Kështu, nëse ndodh diçka e papritur me telefonin tuaj, ju mund t'i aksesoni ato menjëherë.
  • Gruponi fotot tuaja sipas njohjen së fytyrës dhe imazhit: lifebox njeh njerëz, objekte dhe vende në fotot tuaja, si edhe i grupon ato për ju. S'ka më lodhje për të kërkuar një foto!
  • Shijoni historitë automatike: Ju mund të krijoni histori gazmore dhe t'i ndani lehtësisht ato me të dashurit tuaj. Lifebox gjithashtu krijon histori automatike, kolazhe dhe video, duke përzgjedhur kujtimet më të bukura për ju!
  • Arkivoni fotot tuaja të rrjeteve sociale: Ju mund të arkivoni në Lifebox edhe fotot që ndani në Facebook dhe Instagram.
  • Përdorni Hyrjen Smart e të sigurt: Në varësi të modelit të telefonit tuaj, mund të përdorni ID kontakti, ID me njohje fytyre apo fjalëkalim për ta bërë hyrjen në aplikacion më të sigurt.
  • Përpunoni Fotot Tuaja: Me funksionin e përpunimit të fotove, ju mund t'i bëni fotot tuaja më tërheqëse me filtra, efekte dhe korniza të veçanta, si edhe mund të argëtoheni pa masë duke shtuar kapele apo ngjitëse.
  • Aksesoni Lifebox nga kudo: Të gjitha fotot, videot dhe skedarët që keni ruajtur në Lifebox mund t'i aksesoni menjëherë nga smartphone-i, tableti, televizori apo kompjuteri juaj.

Dhe jo vetëm!

Përfitoni FALAS edhe veçoritë Premium!

  • Fshini kontaktet e përsëritura: Lifebox ju kursen kohë duke fshirë për ju kontaktet e përsëritura! Si? Me një buton të vetëm!
  • Shijoni funksionin e njohjes së fytyrës dhe objektit: Me anëtarësimin Premium, ju mund të përdorni funksionin e Njohjes së Fytyrës apo Objektit në të gjitha fotot tuaja.
  • Ruani fotot në cilësi origjinale: Nese jeni Premium, të gjitha fotot dhe videot që ngarkoni do të ruhen në cilësinë e tyre origjinale.

Lifebox, mbushur me jetë!

Përditësuar: 18 Shkurt 2019