ALBtelecom Wi-Fi për të gjithë

AT_Web_AT_web_870x155_al.jpg

Lundro me ALBtelecom Wi-Fi, FALAS, nëse je klient ALBtelecom Mobile!

ALBtelecom Wi-Fi është për të gjithë, në të gjithë Shqipërinë!

Njihu me hartën e mbulimit Wi-Fi këtu

ALBtelecom Wi-Fi ofrohet falas vetëm për klientët ALBtelecom Mobile.

Me ALBtelecom Wi-Fi ti përfiton:

  • 10 GB internet me shpejtësi të lartë;
  • Për deri në 3 pajisje njëkohësisht;
  • FALAS, çdo 24 orë.

Si e përfiton:

Nëpërmjet SMS

Dergo një SMS FALAS me tekstin “WIFI” në numrin e shkurtër 55544 prej nga do të marrësh një kod ditor PIN. Këtë kod vendose në ndërfaqen e shërbimit dhe shijo lundrimin në rrjet.   

Ose:

Nëpërmjet ndërfaqes së shërbimit

Përzgjidh “ALBtelecom” si emër wireless.

Hap shfletuesin (browser) dhe tek ndërfaqja e shërbimit vendos numrin tënd ALBtelecom Mobile e adresën e postës tënde elektronike (e-mail). Menjëherë do të marrësh kodin tënd ditor PIN me SMS.

Këtë kod vendose në ndërfaqen e shërbimit dhe shijo lundrimin në rrjet.

Nëse nuk je abonent ALBtelecom Mobile, ti mund të lundrosh në ALBtelecom Wi-Fi me marrjen e një e-kuponi. 

Me e-kuponin ALBtelecom Wi-Fi ti përfiton:

  • 10 GB internet me shpejtësi maksimale 3G/4G LTE;
  • Për deri në 3 pajisje njëkohësisht;
  • Cdo 24 orë, nga momenti i përdorimit të parë të kodit.

 

Si e përfiton:

1. Në dyqanin më të afërt ALBtelecom;

2. Për vetëm 200 Lekë. 

 

Si mund të lidhesh: 

Pasi je pajisur me e-kuponin në një dyqan ALBtelecom, përzgjidh “ALBtelecom” si emër wireless.

Hap shfletuesin (browser) dhe tek ndërfaqja e shërbimit vendos kodin që ke të shënuar në e-kuponin tënd, shtyp "Hyrje" dhe shijo lundrimin në rrjet.

 

Përditësuar: 11 Maj 2018