Gjej valën tënde me ALBtelecom Wi-Fi

Lundro me ALBtelecom Wi-Fi, FALAS, nëse je klient ALBtelecom Mobile!
ALBtelecom Wi-Fi është për të gjithë, me mbi 230 pika në të gjithë Shqipërinë!
Njihu me hartën e mbulimit Wi-Fi këtu
Ofrohet falas vetëm për klientët ALBtelecom Mobile.
Me ALBtelecom Wi-Fi ti përfiton FALAS, çdo 24 orë:
- 10 GB internet me shpejtësi të lartë;
- Për deri në 3 pajisje njëkohësisht.
Si e përfiton:
- Nëpërmjet SMS
Dërgo një SMS FALAS me tekstin “WIFI” në numrin e shkurtër 55544 prej nga do të marrësh një kod ditor PIN.
Më pas hap shfletuesin (browser) dhe tek ndërfaqja e shërbimit vendos këtë kod dhe shijo lundrimin në rrjet.
Ose:
- Nëpërmjet ndërfaqes së shërbimit
Hap shfletuesin (browser) dhe tek ndërfaqja e shërbimit vendos numrin tënd ALBtelecom Mobile dhe adresën e postës tënde elektronike (e-mail). Menjëherë do të marrësh kodin tënd ditor PIN me SMS.
Këtë kod vendose në ndërfaqen e shërbimit dhe shijo lundrimin në rrjet.
Merr kuponin ALBtelecom Wi-Fi nëse nuk je ALBtelecom Mobile!
Nëse nuk je abonent ALBtelecom Mobile, ti mund të lundrosh në ALBtelecom Wi-Fi me marrjen e një kuponi.
- Ku mund ta gjesh kuponin?
- Në dyqanin më të afërt ALBtelecom;
- Për vetëm 200 Lekë.
- Si mund të lidhesh?
Pasi je pajisur me kuponin në një dyqan ALBtelecom, përzgjidh “ALBtelecom” si emër wireless.
Hap shfletuesin (browser) dhe tek ndërfaqja e shërbimit vendos kodin që ke të shënuar në kuponin tënd, shtyp "Hyrje" dhe shijo lundrimin në rrjet.
Me kuponin ALBtelecom Wi-Fi ti përfiton për 24 orë, nga momenti i përdorimit të parë të kodit:
- 10 GB internet me shpejtësi maksimale 3G/4G LTE;
- Për deri në 3 pajisje njëkohësisht;
Qyteti | Zona |
Durrës | Rruga Tregtare, Tek Shëtitore Vollga, Plazh, Rruga Taulantia, Tek Sheshi Selaniku, Tek Lulishtja “1 Maj”, Rruga Aleksander Goga |
Golem | Tek Shkëmbi i Kavajës |
Kasmil | Pranë dyqanit ALBtelecom, Tek Gjiri i Hartës |
Llaman | Plazh |
Sarandë | Pranë dyqanit ALBtelecom, Rruga Jonianët, Rruga Naim Frashëri |
Shëngjin | Pranë dyqanit ALBtelecom |
Vlorë | Pranë dyqanit ALBtelecom, Tek Posta, Tek Universiteti |