Manuali i përdorimit për TP-LINK RE205

WiFi_Extender_Article_and_Carousel-02 (1).png

Për të konfiguruar TP-LINK RE205 si përseritës për Wi-Fi aktual që shpërndahet nga modemi i shërbimit xDSL/GPON nëpërmjet funksionalitetit WPS, veprohet si më poshtë.

Vendoset në prizë TP-LINK. Statusi i dritave LED duhet të jetë si më poshtë për herë të parë.

  • Power: Ndezur, Statik
  • 2.4Ghz / 5Ghz: Fikur
  • Signal: Fikur

Në modemin e shërbimit shtypet butoni WPS ose WPS/WLAN dhe kontrollohet që drita LED WPS në modem të jetë në status pulsues (pairing mode).

Shtypet butoni Signal në përseritësin TP-LINK. Statusi i dritës Signal në përseritës kalon nga pulsues në Statik blu kur ështe kryer lidhja, si edhe shoqërohet me dritën LED të ndezur 2.4Ghz ose 5Ghz, në varësi të lidhjes që ka kryer me modemin. Kohëzgjatja e lidhjes është deri në dy minuta.

Wi-Fi i përseritësit shfaqet me të njëjtin emër si Wi-Fi i modemit i shoqëruar me _EXT dhe ka të njëjtin fjalëkalim. Për modemët dual band si modemi GPON ZXHN F670L procedohet dy herë me hapat e mësiperm që të kryhet përsëritja për të dy brezat Wi-Fi (2.4Ghz dhe 5Ghz) në rast se nuk bëhet.

Shembull:

Modemi është i konfiguruar me emër Wi-Fi ALBtelecom - 2.4G për brezin 2.4Ghz dhe ALBtelecom - 5G për brezin 5Ghz. Wi-Fi i përsëritësit TP-LINK duhet të shfaqet me emrat ALBtelecom - 2.4G_EXT dhe ALBtelecom - 5G_EXT pasi kryhet në mënyrë të sukseshme lidhja nëpërmjet WPS.

Në momentin që është kryer lidhja nëpërmjet WPS me modemin përkatës, TP-LINK e ruan lidhjen edhe pasi fiket ose zhvendoset. Në momentin që ndryshohen parametrat Wi-Fi si, SSID, Fjalëkalimi, duhet të procedohet sërish me lidhjen (Hapat 1,2 dhe 3).

Për modemët që kanë shërbim Wi-Fi vetëm në brezin 2.4Ghz (HUAWEI DG8045), do të realizohet vetëm një herë lidhja nëpërmjet WPS e TP-LINK (Hapi 3 vetëm një herë) dhe Wi-Fi i përsëritësit do të ketë emërtimin e shoqëruar me _EXT dhe _5GEXT.

Në momentin që ndryshohet emri i Wi-Fi ose fjalëkalimi i Wi-Fi për njërin nga brezat në modemin xDSL/GPON, duhet të realizohet sërish lidhja nëpërmjet metodës WPS.

Për modemët GPON Genexis nuk mund të realizohet lidhja nëpërmjet WPS.

Për përsëritësin TP-Link shpjegimi mbi dritat LED është si më poshtë:

LED Statusi Shpjegimi
Signal Statik Blu Lidhja Modem - Përsëritës është brenda parametrave
Statik i Kuq Lidhja Modem - Përsëritës është jashtë parametrave
Pulsues Blu Lidhja WPS është në progres
Fikur Nuk ka lidhje Wi-Fi
2.4Ghz Ndezur Përsëritësi është i lidhur me brezin Wi-Fi 2.4Ghz të modemit
Fikur Përsëritësi​ nuk është i lidhur me brezin Wi-Fi 2.4Ghz të modemit
5Ghz Ndezur Përsëritësi​ është i lidhur me brezin Wi-Fi 5Ghz të modemit
Fikur Përsëritësi​ nuk është i lidhur me brezin Wi-Fi 5Ghz të modemit
Power Statik Blu Përsëritësi​ është i ndezur
Pulsues Blu Në proces ndezjeje/duke bërë upgrade të firmware.

Përvec butonit WPS, përsëritësi ka një buton me shpjegimin përkatës si më poshtë:

Butoni Funksionaliteti
Reset Rikthen përsëritësin në gjendje fillestare duke e mbajtur shtypur për një sekondë

Rekomandime

Për të patur mbulim dhe cilësi maksimale shërbimi me Wi-Fi, duhet që pajisja të pozicionohet në një distancë të mesme midis zonës që mbulohet nga modemi dhe zonës që kërkohet të mbulohet me Wi-Fi nga përsëritësi. Statusi i dritës Signal duhet të jetë Blu Statik, që tregon lidhje Wi-Fi me modemin brenda parametrave.

Përditësuar: 22 Nëntor 2021