Manuali i përdorimit për TP-LINK RE450

WiFi_Extender_Article_and_Carousel-02 (1).png

Për të konfiguruar TP-LINK RE450 si përsëritës për Wi-Fi aktual që shpërndahet nga modemi i shërbimit xDSL/GPON nëpërmjet funksionalitetit WPS, veprohet si më poshtë:

Vendoset në prize TP-LINK. Statusi i dritave LED duhet te jete si me poshte per here te pare.

  • Power: Ndezur Statik
  • 2.4Ghz / 5G: Fikur
  • Signal: Fikur

Në modemin e shërbimit shtypet butoni WPS ose WPS/WLAN dhe kontrollohet që drita LED WPS në modem të jetë në status pulsues (pairing mode).

Shtypet butoni Signal në përsëritësin TP-LINK. Statusi i dritës Signal në përsëritës kalon nga pulsues në Statik, blu, kur është kryer lidhja, si edhe shoqërohet me dritën LED të ndezur 2.4Ghz ose 5Ghz, në varësi të lidhjes që ka kryer me modemin. Kohëzgjatja e lidhjes është deri në 2 minuta.

Wi-Fi i përseritësit shfaqet me të njëjtin emër si Wi-Fi i modemit i shoqeruar me _EXT dhe ka të njëjtin fjalëkalim. Për modemët dual band, si modemi GPON ZXHN F670L procedohet 2 herë me hapat e mësipërm që të kryhet përsëritja për të dy brezat (2.4Ghz dhe 5Ghz).

Shembull:

Modemi është i konfiguruar me emër Wi-Fi ALBtelecom - 2.4G për brezin 2.4Ghz dhe ALBtelecom - 5G per brezin 5Ghz. Wi-Fi i përsëritësit TP-LINK duhet të shfaqet me emrat ALBtelecom - 2.4G_EXT dhe ALBtelecom - 5G_EXT pasi kryhet në mënyrë të suksesshme lidhja nëpërmjet WPS.

Në momentin që është kryer lidhja nëpërmjet WPS me modemin përkatës, TP-LINK e ruan lidhjen edhe pasi fiket ose zhvendoset. Në momentin që ndryshohen parametrat Wi-Fi si SSID, fjalëkalim, duhet të procedohet sërish me lidhjen (Hapat 1,2 dhe 3).

Për modemat që kanë shërbim Wi-Fi vetëm në brezin 2.4Ghz (HUAWEI DG8045), do të realizohet vetëm një herë lidhja nëpërmjet WPS e TP-LINK (Hapi 3 vetëm një herë).

Në momentin që ndryshohet emri i Wi-Fi ose fjalëkalimi i Wi-Fi për njërën nga brezat në modemin xDSL/GPON, duhet të realizohet sërish lidhja nëpërmjet metodës WPS.

Për modemat GPON Genexis, nuk mund të realizohet lidhja nëpërmjet WPS.

Për përsëritësin TP-Link, shpjegimi mbi dritat LED si më poshtë:

LED Statusi Shpjegimi
Signal Statik Blu Lidhja Modem - Përsërit​ë​s ë​shtë​ brenda parametrave
Statik i Kuq Lidhja Modem - Përsërit​ë​s​ ë​shtë​ jashtë​ parametrave
Pulsues Blu Lidhja WPS ë​shtë​ në​ progres
Fikur Nuk ka lidhje Wi-Fi
2.4Ghz Ndezur Pë​rsëritësi është i lidhur me brezin Wi-Fi 2.4Ghz të modemit
Fikur Përsëritësi nuk është i lidhur me brezin Wi-Fi 2.4Ghz të modemit
5Ghz Ndezur Përsëritësi është i lidhur me brezin Wi-Fi 5Ghz të modemit
Fikur Përsëritësi nuk është i lidhur me brezin Wi-Fi 5Ghz të modemit
Power Statik Blu Përsëritësi është i ndezur
Pulsues Blu Në proces ndezjeje

Përveç butonit Signal, përsëritësi ka tre butona anësorë me shpjegimet përkatëse si më poshtë:

Butoni Funksionaliteti
Reset Rikthen përsëritësin në gjendje fillestare duke e mbajtur shtypur për 1 sekondë
LED Fik ose ndez dritat LED
Power Fik ose ndez pajisjen pa patur nevojë të hiqet nga priza

Rekomandime

Për të patur mbulim dhe cilësi maksimale shërbimi me shërbimin Wi-Fi, duhet që pajisja të pozicionohet në një distancë të mesme midis zonës që mbulohet nga modemi dhe zonës që kërkohet të mbulohet me Wi-Fi nga përsëritësi. Statusi i dritës Signal duhet të jetë Blu Statik, që tregon lidhje Wi-Fi me modemin brenda parametrave.

Përditësuar: 22 Nëntor 2021