Bëhu SuperFamilja

SuperFamilja_Article.png

Krijo grupin tënd Superfamilja dhe përfito:

  • Dyfishim të shpejtësisë në Internetin Fiks

Me krijimin e një grupi të ri Superfamilja, perveç përfitimeve standarde të SuperFamiljes, përfiton dhe dyfishim te shpejtësisë në internetin e shtëpisë.

Shenim:

  • Dyfishimi i shpejtësisë do të aplikohet pasi të realizohet krijimi i grupit.
  • Rritja e shpejtësisë nga SuperFamilja do të aplikohet varësisht kushteve kontraktuale dhe parametrave teknike të linjës.
    • Dyfishimi i shpejtësisë do të bëhet si vijon :
    • nga shpejtësia 8 Mbps do të kalohet në 16 Mbps
    • nga shpejtësia 16 Mbps do të kalohet në 30 Mbps
    • nga shpejtësia 30 Mbps do të kalohet në 50 Mbps
    • nga shpejtësia 50 Mbps do të kalohet në 100 Mbps
    • tek shpejtësia 100 Mbps nuk aplikohet

  • 200 Lekë zbritje në tarifën mujore të shërbimit fiks - 200 Lekë (me TVSH) do të zbritet në tarifën mujore të shërbimeve fikse (që përfshin Telefoni fikse dhe/ose IPTV dhe/ose internet) për çdo blerje të paketave Super nga anëtarët mobile me parapagesë dhe në planet Control të grupit SuperFamilja, dhe për çdo anëtar me kontratë individuale që në datën 1 të cdo muaji nuk ka detyrime te pashlyera.

  • 1 GB internet dhuratë cdo muaj - Për numrat individual me parapagesë dhe në planet control do të jepet 1 GB internet dhuratë pas cdo aktivizimi të paketave Super (duke filluar nga Super 700), të cilin do të perfitoni 24 orë pas kryerjes se aktivizimit te paketes Super. Ndërsa për numrat me kontratë do të jepet 1 GB internet dhuratë në datën 1 të cdo muaji nëse kontrata ështe në status aktiv dhe nuk ka fatura te papaguara

Si krijohet grupi SuperFamilja?

Për ty që ke një kontratë me ALBtelecom për cilëndo nga shërbimet fikse: IPTV, Internet apo Fiks me paketat për familjarë.

  1. Shko në dyqanin më të afërt dhe plotëso deklaratën me numrat celularë ALBtelecom Mobile që dëshiron të përfshish në grup.
  2. Plotëso këtu kërkesën për të krijuar grupin SuperFamilja. Sipas zgjedhjes tënde, mund të bësh pjesë të grupit nga 1 deri në 4 numra celularë, të cilët duhet të jenë në planet tarifore Standard me Parapagesë, Super Riniring, Control apo Super Smart Individual.
  3. Plotëso këtu kërkesën për të modifikuar grupin SuperFamilja (për të shtuar/hequr një nga anëtarët e grupit tuaj).
  4. Dërgo kërkesën sëbashku me dokumentat (a. Numrin Fix dhe Mobile që do të jenë pjesë e grupit SuperFamilja, si dhe përcakton kush do të bëhet Lider Mobile i grupit, b. Një foto të personit që zotëron kontratën e numrit fiks të grupit ku shfaqet fytyra dhe pranë fytyrës shfaqet ID, c. Një foto nga afër e ID-së.) në superfamilja@albtelecom.al.

Nëse numrat e familjarëve të tu bëjnë pjesë në një operator tjetër, ftoji ata të kalojnë numrin në ALBtelecom Mobile nëpërmjet portabilitetit të numrit: me të njëjtin numër, me paketa më të mira. Sapo të jenë bërë pjesë e ALBtelecom Mobile, mund të kërkosh t’i bësh pjesë të grupit tënd në një nga dyqanet ALBtelecom ose duke plotesuar kërkesën këtu.

Për ty që ke një numër me parapagesë ALBtelecom Mobile në planet standard me Parapagesë, SuperRiniring, Control apo Super Smart Individual.

  1. Nëse televizionin/internetin apo telefoninë fikse në familjen tënde e ke marrë nga një operator tjetër, të duhet vetëm të provosh një nga paketat SuperMiks nga ALBtelecom. Mund të përfitosh deri në 100% zbritje në faturë për paketën tënde SuperMiks. Behu Superfamilja dhe përfito ofertën

Përditësuar: 9 Tetor 2017