Grupi SuperFamilja

Super-familja-article.png

E gjithë familja merr shërbimet e telekomunikacionit nga ALBtelecom

...me SuperFamilja!

  • Deri në 100% zbritje çdo muaj për paketën tënde me IPTV / Internet /Telefoni fikse
  • Deri në 2,000 MB Internet dhuratë çdo muaj për numrat celularë të grupit
  • Shërbimi Klik-On, ekskuzivisht për ty!

Si krijohet grupi SuperFamilja?

Për ty që ke një kontratë me ALBtelecom për cilëndo nga shërbimet fikse: IPTV, Internet apo Fiks me paketat për familjarë.

  1. Shko në dyqanin më të afërt dhe plotëso deklaratën me numrat celularë ALBtelecom Mobile që dëshiron të përfshish në grup.
  2. Sipas zgjedhjes tënde, mund të bësh pjesë të grupit nga 1 deri në 4 numra celularë, të cilët duhet të jenë në planet tarifore Standard me Parapagesë, apo Super Riniring.
  3. Nëse numrat e familjarëve të tu bëjnë pjesë në një operator tjetër, ftoji ata të kalojnë numrin në ALBtelecom Mobile nëpërmjet portabilitetit të numrit: me të njëjtin numër, me paketa më të mira. Sapo të jenë bërë pjesë e ALBtelecom Mobile, mund të kërkosh t’i bësh pjesë të grupit tënd në një nga dyqanet ALBtelecom.

Për ty që ke një numër me parapagesë ALBtelecom Mobile në planet standard me Parapagesë apo SuperRiniring

  1. Nëse në familjen tënde ke shërbimet IPTV, Internet ose Fiks nga ALBtelecom, personi që zotëron kontratën e shërbimeve fikse duhet të bëjë një kërkesë në dyqanet ALBtelecom.
  2. Nëse televizionin/internetin apo telefoninë fikse në familjen tënde e ke marrë nga një operator tjetër, të duhet vetëm të provosh një nga paketat SuperMiks nga ALBtelecom. Mund të përfitosh deri në 100% zbritje në faturë për paketën tënde SuperMiks.

Je aktualisht pjesë e SuperFamilja?

Ti tashmë i ke shijuar përfitimet e këtij grupi. Mos harro që mund të shtosh deri në 4 numra celularë.

Kliko këtu për të ndjekur tutorialin për SuperFamilja

Si zbritet fatura e shërbimeve fikse deri në 100%?

Zbritja në tarifën mujore të shërbimit IPTV, Internet apo Fiks mund të perfitohet vetëm nëse anëtaret celularë të grupit regjistrohen në Paketat Super nga çdo kanal regjistrimi.

  1. Numrat celularë të grupit aktivizojnë paketat Super në dyqan/pikë shitjeje ALBtelecom, apo nëpërmjet cilitdo kanal regjistrimi sipas çmimeve zyrtare të paketave, ose ofertave që këto numra përfitojnë.
  2. ALBtelecom llogarit 20% të çmimit total të Paketave Super që të gjithë numrat celularë të grupit kanë paguar gjatë muajit kalendarik dhe e zbret këtë nga pajtimi mujor i paketës së shërbimeve fikse. Zbritja e aplikuar në asnjë rast nuk mund të jetë më e madhe se sa vlera e pajtimit mujor neto (nëse përfiton zbritje nga oferta të tjera për shërbimet fikse).
  3. Sa më shumë regjistrime të bëjnë anëtarët e grupit në Paketat Super gjatë një muaji, aq më e madhe është zbritja në tarifën mujore të shërbimit IPTV, Internet apo Fiks.
  4. Në muajin në të cilin krijohet grupi, zbritja prej 20% do të llogaritet vetëm për paketat Super që janë aktivizuar pasi numri celular ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e grupit.
  5. Nëse shërbimet fikse janë të bllokuara në mënyrë të njëanëshme apo të dyanëshme për shkak të mospagesave, atëherë aktivizimet e Paketave Super nga anëtarët e grupit nuk do të ofrojnë Zbritje në tarifën mujore të shërbimit fiks për sa kohë shërbimet në fiks janë të bllokuara.

Si përfitohen deri në 2,000 MB internet për numrat celularë të grupit?

  1. Secili numër celular, në momentin që bëhet pjesë e grupit SuperFamilja, automatikisht do të përfitojë 500 MB internet dhuratë, të vlefshme deri në fund të muajit kalendarik. Nëse grupi yt ka 4 anëtarë celularë, të gjithë bashkë do të marrin 2,000 MB.
  2. Çdo muaj, në datën 1, numrat celularë që janë pjesë e grupit SuperFamilja, do të marrin 500 MB dhuratë, edhe nëse nuk aktivizojnë asnjë paketë. Kjo dhuratë do të aktivizohet automatikisht çdo muaj për sa kohë që numri është pjesë e grupit SuperFamilja.
  3. Interneti dhuratë shpenzohet me intervale çdo 10 kB dhe nuk është i vlefshëm në roaming.

Aktivizoni paketat Super me shërbimin Klik-On

  • Aktivizo sot, paguaj në fund të muajit
  • 20% zbritje për çdo paketë Super

 

Si përdoret shërbimi Klik-On?

Ky shërbim është i vlefshëm vetëm për anëtarët e SuperFamilja. Lideri mobile i grupit mund të aktivizojë paketat Super për të gjithë numrat celularë që janë pjesë e grupit të tij, duke telefonuar numrin e shkurter 130 dhe duke ndjekur udhëzimet.

Je lider mobile grupi dhe një nga anëtarët e grupit tënd ka nevojë për një paketë Super?

Nuk ka nevojë të shkosh në dyqan. Nuk ka nevojë as të kesh për momentin paratë e nevojshme për të blerë paketën!

  1. Mjafton të telefonosh numrin 130 nga celulari yt pa pagesë.
  2. Vendos numrin për të cilin do të aktivizosh një paketë Super (një nga anëtarët e grupit tënd)
  3. Zgjidh paketën Super që do të aktivizosh.
  4. Numri celular i zgjedhur do të marrë menjëherë përfitimet e paketës Super që ti ke aktivizuar për të (me të njëjtat specifikime që ka kjo paketë edhe nëse aktivizohet në dyqan)
  5. Vlera e paketës do të tarifohet në faturën e shërbimeve fikse të muajit aktual me 20% zbritje nga çmimi zyrtar. Nëse numri celular ka aktive oferta me zbritje për paketat Super, nëse aktivizimi i paketës bëhet nga shërbimi Klik-On atëherë oferta nuk aplikohet, por llogaritet vetëm zbritja prej 20%.
  6. Fatura e radhës do të përmbajë edhe vlerën e paketës Super të zbritur me 20%.

Lider mobile i grupit mund të jetë numri yt celular, ose i cilitdo prej anëtarëve të grupit, i përzgjedhur prej teje për të kryer këtë shërbim. Mjafton që të paraqitesh një herë në dyqanet ALBtelecom për të përcaktuar se cili do të të jetë ky numër.

Shuma e lejuar që mund të shpenzohet për aktivizimin e paketave Super për anëtarët e një grupi është 6,500 Lekë në muaj për të gjitha paketat që aktivizohen nga numri i shkurtër 130.

Për përdorimin dhe përfitimet e Grupit SuperFamilja

  1. Të gjithë pajtimtarët e shërbimeve fikse apo mobile,pjesë e planeve tarifore individuale (për shërbimet fikse me kontratë dhe për shërbimin mobile me planet tarifore me parapagesë) kanë mundësi të jenë pjese e grupit SuperFamilja të krijuar nga një numër fiks ose të marrin ftesa prej numrit fiks për të qënë pjesë e grupit SuperFamilja.
  2. Një numër fiks apo mobile me planet tarifore Standard me parapagesë dhe Super Riniring mund të jetë pjesë e vetëm një grupi SuperFamilja.
  3. Grupi SuperFamilja do të ketë minimumi 2 anëtarë (një anëtar me numër fiks dhe një anëtar me numër mobile) dhe maksimumi 5 anëtarë (një anëtar me numër fiks dhe deri në 4 anëtarë me numra mobile).
  4. Anëtarët mobile që bëhen pjesë e grupit do të marrin një SMS informues për grupin ku janë bërë pjesë dhe nëse nuk janë dakord mund të telefonojnë brenda 48 orësh drejt Shërbimit të Klientit në numrin 123 për të kërkuar heqjen e numrit të tyre nga grupi.
  5. Të gjithë anëtarët e grupit SuperFamilja nuk mund të largohen nga grupi brenda afatit kohor prej 90 ditësh nga momenti i anëtarësimit në grup, përveç rasteve kur anëtarët e Grupit SuperFamilja refuzojnë të jenë pjesë e grupit deri në 48 orë nga momenti i anëtarësimit.
  6. Pajtimtari zotërues i numrit fiks mund të heqë anëtarët ekzistues të Grupit SuperFamilja brenda 90 ditësh nga momenti i hyrjes në grup dhe të çaktivizojë Grupin brenda 90 ditësh nga krijimi i tij.
  7. Operatori dhe/ose Shoqëria/Personat e autorizuar prej tij, do të përpunojnë në bazë të parashikimeve të bëra në legjislacionin në fuqi, të dhënat personale të pajtimtarëve me qëllim krijimin, funksionimin dhe modifikimin e Grupit SuperFamilja.

 

Përfitimet e anëtarëve të grupit SuperFamilja

  1. Vlera prej 20% e çmimit të blerjes së paketave mujore mobile me parapagesë, aktivizuar nga anëtarët e grupit SuperFamilja, do të zbritet në tarifën mujore të “shërbimeve fikse” (që përfshin Telefoni fikse dhe/ose IPTV dhe/ose internet). Kjo zbritje do të aplikohet për çdo blerje të paketave mujore mobile me parapagesë nga anëtarët e grupit SuperFamilja.
  2. Përfitimet e të qenit pjesë e Grupit Superfamilja mund të sigurohen vetëm për paketat mujore mobile me parapagesë që janë aktivizuar pasi numri mobile ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e Grupit.
  3. Në muajin në të cilin krijohet Grupi, zbritja prej 20% do të llogaritet vetëm për paketat mujore mobile me parapagesë që janë aktivizuar pasi numri mobile ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e Grupit.
  4. Zbritja e përmendur në pikën 7 nuk e kalon me vlerë negative pajtimin mujor të shërbimeve fikse, që do të thotë se vlera e tarifës mujore të sherbimit të telefonisë fikse shkon deri në 0 Lekë për muajin e dhënë në varësi të aktivizimeve të paketave mujore mobile me parapagesë nga anëtarët e grupit.
  5. Zbritja do të aplikohet vetëm në tarifën mujore të shërbimive fikse dhe jo në faturën totale që gjeneron pajtimtari për shkak të konsumit jashtë përfitimeve të tarifës së cilës i përket.
  6. Nëse shërbimet fikse janë të bllokuara në mënyrë të njëanëshme apo dyanëshme për shkak të mospagesave, atëherë aktivizimet e paketave mujore mobile me parapagesë nga anëtarët e grupit nuk do të ofrojnë zbritje në tarifën mujore të shërbimive fikse për sa kohë shërbimet fikse janë të bllokuara.
  7. Nëse anëtarët mobile të grupit SuperFamilja janë pjesë e ofertave promocionale që ofrojnë zbritje në paketat mujore mobile me parapagesë, atëherë zbritja në tarifën mujore të shërbimeve fikse do të jetë në proporcion me çmimin e blerë të paketës.
  8. Brenda grupit SuperFamilja, të gjithë anëtarët mobile të grupit familjar përfitojnë 500 MB internet bonus çdo muaj, me vlefshmëri mujore.
  9. Vëllimi i internetit bonus do të shpenzohet me intervale çdo 10 KB.
  10. Përfitimet e paketave mujore dhe të bonusit me internet nuk janë të vlefshme në roaming.
  11. Balanca e paketave mujore mund të verifikohet duke dërguar një SMS me tekst “Balance” drejt numrit 145.

 

Shërbimi Klik-ON

  1. Shërbimi “Klik-ON” mund të përdoret nga zotëruesi i numrit fiks (përfitues i përfitimeve) dhe/ose nga Lideri Mobile i Grupit për të aktivizuar paketat mujore me parapagesë për të gjithë anëtarët mobiletë grupit SuperFamilja nëpërmjet dy kanaleve:
  2. Aplikacioni “Profili Im Mobile”
  3. Duke telefonuar numrin pa pagesë 130
  4. Nëse aktivizimi i paketave mujore mobile me parapagesëkryhet nëpërmjet Shërbimit “Klik-ON”, atëherë vlera prej 20% i zbritet çmimit respektiv të blerjes së paketës mujore mobile me parapagesë.
  5. Përfitimet apo përmbajtja e paketave mujore mobile me parapagesë të aktivizuara brenda grupit SuperFamilja, janë të njëjta me paketat standarde mujore me parapagesë në treg, të cilat u ofrohen të gjithë pajtimtarëve të ALBtelecom.
  6. Nëse një pajtimtar mobile është pjesë e grupit SuperFamilja dhe njëkohësisht ka promocione të tjera aktive si, zbritje në paketat mujore mobile me parapagesë, atëherë këto promocione nuk do të përfitohen nëse aktivizimi i paketave kryhet nëpërmjet shërbimit “Klik-ON”. Në këtë rast pajtimtari përfiton vetëm ofertat e përcaktuara të grupit SuperFamilja.
  7. Aktivizimet e paketave mujore mobile me parapagesë nëpërmjet shërbimit “Klik-ON” do të faturohen si shumë totale mbi tarifën e shërbimeve fikse.
  8. Shuma e lejuar që mund të shpenzohet nga Shërbimi “Klik-ON” nëpërmjet dy kanaleve të përmendura më sipër është 6,500 (gjashtë mijë e pesëqind) Lekë në muaj.

 

Largimi nga grupi SuperFamilja

  1. Nëse kontrata e numrit fiks mbyllet me kërkesë te pajtimtarit apo për arsye mospagesash, atëherë grupi shpërbëhet automatikisht.
  2. Nese një anëetar grupi është regjistruar në paketat mujore mobile dhe më pas largohet nga grupi, paketa do të vazhdojë të jetë e vlefshme deri në momentin e përfundimit të vlefshmërisë së saj, ndërsa vëllimi i bonusit me internet do të ndërpritet menjehërë nëse nuk është konsumuar.
  3. Në rastet kur anëtarët largohen nga rrjeti ALBtelecom apo numrat mbyllen, atëherë ata hiqen automatikisht nga grupi SuperFamilja, dhe mund të zëvendësohen me anëtarë të tjerë nëse numri maksimal i anëtarëve nuk është plotësuar.
  4. Nëse grupi përbëhet nga një numer fiks dhe një numër mobiledhe numri mobilelargohet nga rrjeti apo mbyllet, grupi do të shpërbëhet automatikisht.
  5. Në rast se grupi SuperFamilja shpërbëhet, të gjithë anëtarët e grupit do të njoftohen me një SMS.

 

ALBtelecom mund t’i ndryshojë ne çdo kohë këto “Kushte dhe Afate”, vetëm nëpërmjet Njoftimit individual të pajtimtarit (i cili mund të jetë edhe me SMS ose telefonatë nëpërmjet platformes IVR ose web-redirect apo Pop-Up) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, njoftim i cili në rastet kur nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve, do të përmbajë adresën se ku janë publikuar ndryshimet përkatëse. Nëse Pajtimtari i ALBtelecom brenda 30 diteve nga data e Njoftimit nuk bën kërkesë për mbyllje të Grupit SuperFamilja, automatikisht do të hyjnë në fuqi kushtet e reja për përdorimin dhe përfitimet e Grupit SuperFamilja.

 

Përditësuar: 9 Tetor 2017