Klik-ON

Aktivizo paketat Super me shërbimin Klik-On

  • Aktivizo me një telefonatë, paguaj muajin tjetër
  • 20% zbritje për çdo paketë Super

Si përdoret shërbimi Klik-On?

Ky shërbim është i vlefshëm vetëm për anëtarët e SuperFamilja. Lideri Mobile i grupit mund të aktivizojë paketat Super për të gjithë numrat celularë që janë pjesë e grupit të tij, duke telefonuar numrin e shkurtër 130 dhe duke ndjekur udhëzimet.

Je Lideri Mobile i grupit dhe një nga anëtarët e grupit tënd ka nevojë për një paketë Super?

Nuk ka nevojë të shkosh në dyqan. Nuk ka nevojë as të kesh për momentin paratë e nevojshme për të blerë paketën!

  1. Mjafton të telefonosh numrin 130 nga celulari yt pa pagesë.
  2. Vendos numrin për të cilin do të aktivizosh një paketë Super (një nga anëtarët e grupit tënd)
  3. Zgjidh paketën Super që do të aktivizosh.
  4. Numri celular i zgjedhur do të marrë menjëherë përfitimet e paketës Super që ti ke aktivizuar për të (me të njëjtat specifikime që ka kjo paketë edhe nëse aktivizohet në dyqan).
  5. Vlera e paketës do të tarifohet në faturën e shërbimeve fikse të muajit aktual me 20% zbritje nga çmimi zyrtar. Nëse numri celular ka aktive oferta me zbritje për paketat Super, nëse aktivizimi bëhet nga shërbimi Klik-On atëherë oferta nuk aplikohet, por llogaritet vetëm zbritja 20%.
  6. Fatura e radhës do të përmbajë edhe vlerën e paketës Super të zbritur me 20%.

Shuma e lejuar që mund të shpenzohet për aktivizimin e paketave Super për anëtarët e një grupi është 6,500 Lekë në muaj për të gjitha paketat që aktivizohen nga numri i shkurtër 130. Lider Mobile i grupit mund të jetë numri yt celular, ose i cilitdo prej anëtarëve të grupit, i përzgjedhur prej teje për të kryer këtë shërbim.

Si të bëhesh Lider Mobile?

Lideri Fiks i grupit SuperFamilja, personi që zotëron kontratën e shërbimeve fikse mund ti jape akses një anëtari mobile të grupit të drejtën për të përdorur shërbimin IVR 130 pa pagesë duke bërë një kërkesë pranë:

  1. Dyqaneve ALBtelecom duke plotësuar Deklaratën
  2. Online duke klikuar këtu për të përzgjedhur një nga anëtarët mobile të grupit si Lider Mobile.

Kliko këtu për të zgjedhur Liderin Mobile

Shërbimi Klik-ON

  1. Shërbimi “Klik-ON” mund të përdoret nga zotëruesi i numrit fiks (përfitues i përfitimeve) dhe/ose nga Lideri Mobile i Grupit për të aktivizuar paketat mujore me parapagesë për të gjithë anëtarët mobile të grupit SuperFamilja duke telefonuar numrin pa pagesë 130.
  2. Nëse aktivizimi i paketave mujore mobile me parapagesëkryhet nëpërmjet Shërbimit “Klik-ON”, atëherë vlera prej 20% i zbritet çmimit respektiv të blerjes së paketës mujore mobile me parapagesë.
  3. Përfitimet apo përmbajtja e paketave mujore mobile me parapagesë të aktivizuara brenda grupit SuperFamilja, janë të njëjta me paketat standarde mujore me parapagesë në treg, të cilat u ofrohen të gjithë pajtimtarëve të ALBtelecom.
  4. Nëse një pajtimtar mobile është pjesë e grupit SuperFamilja dhe njëkohësisht ka promocione të tjera aktive si, zbritje në paketat mujore mobile me parapagesë, atëherë këto promocione nuk do të përfitohen nëse aktivizimi i paketave kryhet nëpërmjet shërbimit “Klik-ON”. Në këtë rast pajtimtari përfiton vetëm ofertat e përcaktuara të grupit SuperFamilja.
  5. Aktivizimet e paketave mujore mobile me parapagesë nëpërmjet shërbimit “Klik-ON” do të faturohen si shumë totale mbi tarifën e shërbimeve fikse.
  6. Shuma e lejuar që mund të shpenzohet nga Shërbimi “Klik-ON” nëpërmjet dy kanaleve të përmendura më sipër është 6,500 (gjashtë mijë e pesëqind) Lekë në muaj.

ALBtelecom mund t’i ndryshojë ne çdo kohë këto “Kushte dhe Afate”, vetëm nëpërmjet Njoftimit individual të pajtimtarit (i cili mund të jetë edhe me SMS ose telefonatë nëpërmjet platformes IVR ose web-redirect apo Pop-Up) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, njoftim i cili në rastet kur nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve, do të përmbajë adresën se ku janë publikuar ndryshimet përkatëse. Nëse Pajtimtari i ALBtelecom brenda 30 diteve nga data e Njoftimit nuk bën kërkesë për mbyllje të Grupit SuperFamilja, automatikisht do të hyjnë në fuqi kushtet e reja për përdorimin dhe përfitimet e Grupit SuperFamilja.

Përditësuar: 14 Maj 2020