Telefonia Celulare

Shërbimi i telefonisë celulare është bërë tashmë pjesë e pazëvendësueshme e jetës sonë si përdorues. Kjo pjesë e rëndësishme e telekomunikacionit modern është vazhdimisht në zhvillim, transformim dhe në kërkim të më të mirës. Brenda saj grumbullohen shërbime të njohura gjerësisht si: thirrje zanore, internet celular, shërbime me vlerë të shtuar, etj.

Me një celular me vete çdokush mund të lëvizë pa limite, duke patur një klikim larg punën, familjen, shoqërinë dhe të gjithë botën nëpërmjet rrjetit global. Ky përbën një revolucion të vërtetë të teknologjisë së komunikimit. Sot telefonia celulare është integruar plotësisht me shërbimin e internetit mobil, pa të cilin telefonat e zgjuar (smartphone) nuk do të mund të kishin jetë.

Operatori celular Eagle Mobile është pjesë integrale e kompanisë ALBtelecom. Ai operon me teknologjinë më të mirë 3G në Shqipëri, falë investimeve në teknologji dhe inovacion. Shpejtësia maksimale e internetit e arritur në testet e kryera nga Eagle Mobile është 42Mbps. Eagle ka kryer me sukses testet për teknologjinë 4G dhe ka nisur investimet për aplikimin e kësaj teknologjie, e cila pritet të aplikohet pas dhënies së licencës nga autoritetet përkatëse gjatë vitit 2015.

Përditësuar: 15 Shtator 2016