Detaje mbi Planin SuperSmart Pa Limit
- *Tek njësitë pa limit të minutave dhe SMS-ve, aplikohet Politika e Përdorimit të Drejtë, deri në 5,000 njësi. Për internetin pa limit, aplikohet Politika e Përdorimit të Drejtë, ku pas përfundimit të vëllimit prej 70 GB me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet me internet pa limit por me shpejtësi të reduktuar, 264 kbps për shkarkim të dhënash dhe 96 kbps për ngarkim të dhënash.
- Përfitimet e planit janë të vlefshme brenda një muaji kalendarik.
- Në muajin e parë të aktivizimit, pajtimi mujor dhe njësitë e përfshira në paketë janë të plota pavarësisht nga data e aktivizimit, gjithashtu në muajin e përfundimit, pavarësisht datës së shkëputjes, pajtimi mujor dhe njësitë e përfshira do të jenë të plota.
- Faturimi për minutat apo SMS-të e tejkaluara ose për minutat apo SMS-të që nuk përfshihen në paketën e zgjedhur nga pajtimtari, do të bëhet sipas tarifave standarde të planit.
- Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve mobile dhe fiksë brenda vendit.
- Minutat ndërkombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve në 30 vende të botës: Itali, Greqi, France, Gjermani, SH.B.A, Kanada, Kine, Mbreteri e Bashkuar, Kosove, Mal i Zi, Maqedoni, Turqi, Austri, Bullgari, Danimarke, Poloni, Rumani, Spanje, Suedi, Honk Kong, Lituani,Tailande, Republika Ceke, Hungari, Qipro, Belgjike, Irlande, Malte, Portugali dhe Sllovaki.
- SMS kombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve kombëtare (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunications); SMS brenda rrjetit janë të vlefshme drejt ALBtelecom Mobile; ndërsa SMS ndërkombëtare janë të vlefshme drejt të gjitha destinacioneve.
- Skema e tarifimit për thirrjet do të jetë 30 + 1 sekonda, ndërsa ajo e internetit çdo 10 Kb.
- Kohëzgjatja e paketës është 18 muaj.
- Në rast se përfundohet kjo kontratë perpara afatit fillestar 18 mujor, lind detyrimi të paguhet tarifa mujore për muajt e mbetur të kontratës.
- Përfitimet e planit SuperSmart Pa Limit janë të vlefshme në Roaming Ballkani Perëndimor deri në masën e Politikës së Përdorimit të Drejtë.
- Njësitë e paketës janë të vlefshme edhe në Roaming Ballkani Perëndimor. Për më shumë info, shiko këtu.
Përditësuar: 7 Tetor 2021