Detaje mbi Paketat Kombëtare Ekstra 60 e 350
- Ti mund të përdorësh paralelisht edhe paketën Ekstra Kombëtare 60, edhe atë Ekstra Kombëtare 350.
- Paketat Kombëtare Ekstra 60 e 350 janë të vlefshme nëse ke të aktivizuar një nga paketat me parapagesë Super.
- Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë fiksë dhe celularë.
- Vëllimi i minutave do të shpenzohet sipas skemës 60+60 sekonda.
- Vlefshmëria e paketave është 30 ditë nga momenti i aktivizimit.
- Ti mund të aktivizosh një numër të pakufizuar paketash brenda një muaji kalendarik.
- Nëse je duke përdorur një nga paketat dhe njëkohësisht blen një paketë të re, atëherë përfitimet e paketës tënde të parë nuk do të jenë më të vlefshme.
- Përfitimet e paketave nuk janë të vlefshme në roaming.
- Vlera e paketës përfshin TVSH.
Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport në WhatsApp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.
Përditësuar: 6 Maj 2021