Detaje Paketa Super 1300 pa Limit
- Interneti është pa limit por do aplikohet Politika e Përdorimit të Drejtë, ku pas përfundimit të vëllimit prej 12 GB me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet lundrimi në internet me shpejtësi të reduktuar, 128 Kbps në shkarkim të dhënash dhe 96 Kbps në ngarkim të dhënash.
- Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë celularë (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunication) dhe fiksë të tjerë.
- Tek minutat drejt ALBtelecom Fiks do të aplikohet Politika e Përdorimit të Drejtë, deri në 4,000 njësi. Pas konsumimit të këtyre njësive, tarifimi do të vazhdojë me tarifat standarde të planit tarifor të cilit i përket.
- SMS brenda rrjetit/kombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve celularë kombëtarë (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunication).
- Vëllimi i minutave do të shpenzohet sipas skemës 60 + 60 sekonda, ndërsa ai i internetit çdo 10 kB.
- Mund te aktivizohen deri në 3 paketa 30 ditore SUPER Pa Limit brenda një muaji kalendarik.
- Nëse ke aktive një nga paketat Super Pa Limit dhe dëshiron të aktivizosh një paketë tjetër Super, atëherë njësitë e paketës tënde të parë nuk do të jenë më të vlefshme.
- Vlefshmëria e Paketës është 30 ditë nga momenti i aktivizimit.
- Me konsumimin e vëllimit të njësive brenda paketës, dhe nëse nuk ke paketë tjetër aktive, tarifimi do të vazhdojë me tarifat standarde të planit tarifor të cilit i përket.
- Gjate vlefshmërisë së paketave Super, paketat me kohëzgjatje më të shkurtër (Ditore, Javore, Super Weekend, GigaNatën) do të kenë prioritet në konsumim krahas paketës Super aktive.
- Njësitë e paketave janë të vlefshme vetëm në Roaming Kosovë dhe Ballkani Perëndimor kundrejt një tarifimi shtesë. Për më shumë info, shiko këtu.
- Çmimi i paketës përfshin TVSH.
Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.
Përditësuar: 10 Maj 2021