Detaje Paketa Super 800 pa Limit

  1. Interneti është pa limit por do të aplikohet Politika e Përdorimit të Drejtë, ku pas përfundimit të vëllimit prej 2 GB me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet lundrimi në internet me shpejtësi të reduktuar, 128 Kbps në shkarkim të dhënash dhe 96 Kbps në ngarkim të dhënash.
  2. Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë celularë (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunication) dhe fiks të tjerë.
  3. SMS brenda rrjetit/kombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve celularë kombëtarë (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunication).
  4. Vëllimi i minutave do të shpenzohet sipas skemës 60+60 sekonda, ndërsa ai i internetit çdo 10 kB.
  5. Mund te aktivizohen deri ne 3 paketa 30 ditore SUPER brenda nje muaji kalendarik.
  6. Nëse ke aktive një nga paketat Super dhe dëshiron të aktivizosh një paketë tjetër Super, atëherë njësitë e paketës tënde të parë nuk do të jenë më të vlefshme.
  7. Vlefshmëria e Paketës është 30 ditë nga momenti i aktivizimit.
  8. Me konsumimin e vëllimit të njësive brenda paketës, dhe nëse nuk ke paketë tjetër aktive, tarifimi do të vazhdojë me tarifat standarde të planit tarifor të cilit i përket.
  9. Gjatë vlefshmërisë së paketave Super Pa Limit, paketat me kohëzgjatje më të shkurtër (Ditore, Javore, Super Weekend, GigaNatën) do të kenë prioritet në konsumim krahas paketës Super aktive.
  10. Njësitë e paketave janë të vlefshme edhe në Roaming Ballkani Perëndimor. Për më shumë info, shiko këtu.
  11. Çmimi i paketës përfshin TVSH.

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 10 Maj 2021