Detaje Paketa Super Start

  1. Paketa Super Start, do të ketë internet me limit, por për nje periudhe promocionale nga momenti i lancimit, per aktivizimet e kesaj pakete, klientët do ta përfitojnë me internet pa limit me shpejtesi te reduktuar, 128 kbps ne shkarkim dhe 96 ne ngarkim te dhenash.
  2. Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë celularë (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunication) dhe fiks të tjerë.
  3. SMS brenda rrjetit/kombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve celularë kombëtarë (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunication).
  4. Vëllimi i minutave do të shpenzohet sipas skemës 60 + 60 sekonda, ndërsa ai i internetit çdo 10 kB.
  5. Mund të aktivizohen deri në 3 paketa 30 ditore SUPER Pa Limit brenda një muaji kalendarik.
  6. Nëse ke aktive një nga paketat Super Pa Limit dhe dëshiron të aktivizosh një paketë tjetër Super, atëherë njësitë e paketës tënde të parë nuk do të jenë më të vlefshme.
  7. Vlefshmëria e Paketës është 30 ditë nga momenti i aktivizimit.
  8. Me konsumimin e vëllimit të njësive brenda paketës, dhe nëse nuk ke paketë tjetër aktive, tarifimi do të vazhdojë me tarifat standarde të planit tarifor të cilit ti i përket.
  9. Gjatë vlefshmërisë së paketave Super Pa Limit, paketat me kohëzgjatje më të shkurtër (Ditore, Javore, Super Weekend, GigaNatën) do të kenë prioritet në konsumim krahas paketës Super aktive.
  10. Njësitë e paketave janë të vlefshme vetëm në Roaming Kosovë dhe Ballkani Perëndimor kundrejt një tarifimi shtesë. Për më shumë info, shiko këtu.
  11. Çmimi i paketës përfshin TVSH.

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 10 Maj 2021