Paketat SUPER PA LIMIT

Aktivizimi
Paketat Super Pa Limit do të mund të aktivizohen me një nga mënyrat si më poshtë:
- Nëpërmjet aplikacionit “Profili im”. Duke aktivizuar paketat Super Pa Limit nga aplikacioni, klienti përfiton 4 GB internet me vlefshmëri 28 ditë.
- Duke dërguar një SMS drejt 131 me tekst përkatësisht për secilën paketë si më poshtë:
- U400 për Super 400 Pa Limit
- U700 për Super 700 Pa Limit
- U1100 për Super 1100 Pa Limit
- U1300 për Super 1300 Pa Limit
- U1900 për Super 1900 Pa Limit
- Duke vizituar dyqanin më të afërt ALBtelecom
- Duke përdorur Menunë *100#
Kontrolli i Balancës
Për të kontrolluar balancën e paketës së aktivizuar, mund të përdoret një nga mënyrat e mëposhtme:
- Aplikacioni “Profili Im”
- SMS me tekst Balance në numrin 145.
- Menuja *100#
- Promocioni i dyfishimit të vëllimit të internetit të paketës do të jetë i vlefshëm deri më 07 shkurt 2020.
- Tek minutat kombëtare, minutat drejt ALBtelecom Fiks dhe SMS brenda rrjetit të cilat kanë njësi pa limit, do të aplikohet Politika e Përdorimit të Drejtë, deri në 4,000 njësi. Pas konsumimit të këtyre njësive, tarifimi do të vazhdojë me tarifat standarde të planit tarifor të cilit i përket.
- Interneti është pa limit, por do të aplikohet Politika e Përdorimit të Drejtë për secilën paketë, si më poshtë:
- Super 400 Pa Limit – pas përfundimit të vëllimit prej 100 MB (200 MB gjatë periudhës promocionale) me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet lundrimi në internet me shpejtësi të reduktuar, 128 Kbps në shkarkim të dhënash dhe 96 Kbps në ngarkim të dhënash;
- Super 700 Pa Limit – pas përfundimit të vëllimit prej 1 GB (2 GB gjatë periudhës promocionale) me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet lundrimi në internet me shpejtësi të reduktuar, 128 Kbps në shkarkim të dhënash dhe 96 Kbps në ngarkim të dhënash;
- Super 1100 Pa Limit – pas përfundimit të vëllimit prej 4 GB (8 GB gjate periudhës promocionale) me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet lundrimi në internet me shpejtësi të reduktuar, 128 Kbps në shkarkim të dhënash dhe 96 Kbps në ngarkim të dhënash;
- Super 1300 Pa Limit – pas përfundimit të vëllimit prej 12 GB (24 GB gjatë periudhës promocionale) me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet lundrimi në internet me shpejtësi të reduktuar, 128 Kbps në shkarkim të dhënash dhe 96 Kbps në ngarkim të dhënash;
- Super 1900 Pa Limit – pas përfundimit të vëllimit prej 18 GB (36 GB gjatë periudhës promocionale) me shpejtësi 3G/4G, do të vijohet lundrimi në internet me shpejtësi të reduktuar, 128 Kbps në shkarkim të dhënash dhe 96 Kbps në ngarkim të dhënash;
- Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë celularë (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunications) dhe fiksë të tjerë.
- SMS kombëtare/ndërkombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve celularë kombëtarë dhe të gjithë operatorëve ndërkombëtarë.
- Minutat ndërkombëtare ne paketen Super 1900 Pa limit janë të vlefshme drejt gjithë operatorëve në: Itali, Greqi, Kosovë, Bullgari, Francë, USA, Kanada, Belgjikë, Gjermani, Turqi, UK, Kinë, Suedi, Spanjë, Rumani, Poloni, Republika Çeke.
- Vëllimi i minutave do të shpenzohet sipas skemës 60 + 60 sekonda, ndërsa ai i internetit çdo 10 kB.
- Mund të aktivizohen deri në 3 paketa 30 ditore SUPER Pa Limit brenda një muaji kalendarik.
- Nëse ke aktive një nga paketat Super Pa Limit dhe dëshiron të aktivizosh një paketë tjetër Super pa Limit, atëherë njësitë e paketës tënde të parë nuk do të jenë më të vlefshme.
- Vlefshmëria e Paketës është 30 ditë nga momenti i aktivizimit.
- Me konsumimin e vëllimit të njësive brenda paketës, dhe nëse nuk ke paketë tjetër aktive, tarifimi do të vazhdojë me tarifat standarde të planit tarifor të cilit ti i përket.
- Gjate vlefshmërisë së paketave Super Pa Limit, paketat me kohëzgjatje më të shkurtër (Ditore, Javore, Super Weekend, GigaNatën) do të kenë prioritet në konsumim krahas paketës Super aktive.
- Njësitë e paketave janë të vlefshme vetëm në Roaming Kosovë dhe Ballkani Perëndimor kundrejt një tarifimi shtesë.
- Çmimet e paketave përfshijnë TVSH.
Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.