Paketa Gigastike

Article Banner (1).png

Fito 4GB DHURATË me aktivizimin e Paketës GIGASTIKE nga aplikacioni "Profili Im" të vlefshme për 28 ditë.

Zhytu në një realitet superkull me Paketën Gigastike!

Jo vetëm chat e lundrim pa shpenzuar asnjë GB në aplikacionin BiP. apo edhe 10 GB memorie premium + lundrim FALAS në aplikacionin Lifebox; por edhe 20% zbritje në ekperiencën më spektakolare të lojërave të realitetit virtual VR!

Për më shumë info mbi lojërat e realitetit virtual kliko këtu!

Gigastike
Çmimi 1300
Minuta Kombëtare 400
Minuta drejt rrjetit ALBtelecom Fiks 400
Minuta Ndërkombëtare
SMS drejt ALBtelecom Mobile 400
SMS Kombëtare
Internet 3G/4G 5 GB
Përfitime të tjera(Internet 3G/4G) 10 GB
BiP + Lifebox Dhuratë
Zbritje në lojërat VR -20%
Vlefshmëria 30 Ditë
SMS për regjistrim drejt 131 G1300

Për më shumë informacion rreth secilës pakete kliko këtu!

  1. Për të kontrolluar balancën e paketës së aktivizuar, mund të përdorësh një nga mënyrat e mëposhtme:

      • SMS me tekst Balance në numrin 145.
      • Aplikacionin “Profili Im”
      • Menunë *100#
  2. Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë fiksë e celularë.
  3. SMS-të kombëtare/ndërkombëtare janë të vlefshme drejt të gjitha destinacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. Minutat ndërkombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve në: Itali, Greqi, Kosovë, Bullgari, Francë, SHBA, Kanada, Belgjikë, Gjermani, Turqi, Angli, Kinë, Suedi, Spanjë, Rumani, Poloni dhe Republika Çeke.
  5. Vëllimi i minutave do të shpenzohet sipas skemës 60+60 sekonda, ndërsa ai i internetit çdo 10 kB. Përparësi në konsumimin e internetit ka vëllimi i vlefshëm vetëm në rrjetin 4G.
  6. Me aktivizimin e Paketës Gigastike, përfitohet:
    • Lundrim falas dhe akses i plotë në aplikacionin Lifebox, si edhe 5 GB memorie nga aplikacioni e 5 GB memorie dhuratë nga ALBtelecom.
    • Lundrim e chat falas në aplikacionin BiP.
  7. Nëse aktivizon paketën Gigastike, pas 30 ditësh, memoria prej 5 GB dhuratë nga ALBtelecom do të jetë e vlefshme për të parë përmbajtjen e ngarkuar e për ta shkarkuar atë, por jo për të ngarkuar përmbajtje të re.
  8. Nese nuk aktivizon një paketë të re për 6 muaj rresht, atëherë memoria e Lifebox do të fshihet.
  9. Nëse bart numrin në një operator tjetër ndërkohë që ke aktiv Lifebox me 5 GB memorin nga ALBtelecom, kjo memorie do të jetë e vlefshme për të parë e shkarkuar përmbajtjen edhe për 3 muaj të tjerë nga momenti i bartjes së numrit. Pas këtij afati, memoria dhe përmbajtja e ngarkuar do të fshihen.
  10. Lundrimi falas në aplikacionet Lifebox e BiP nuk është i vlefshëm në roaming.
  11. Me konsumimin e vëllimit të njësive brenda paketës, dhe nëse nuk ke paketë tjetër aktive, tarifimi do te vazhdojë me tarifat standarde të planit tarifor të cilit i përket.
  12. Ti ke të drejtë të konsumosh deri në tre paketa 30 ditore brenda një muaji kalendarik.
  13. Nëse je duke përdorur një nga paketat dhe njëkohësisht blen një paketë të re, atëherë përfitimet e paketës tënde të parë nuk do të jenë të vlefshme.
  14. Përfitimet e paketës nuk janë të vlefshme në roaming.
  15. Vlefshmëria e Paketës është 30 ditë.
  16. Çmimi i paketës përfshin TVSH.

 

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

  1. Me aktivizimin e paketës Gigastike abonenti do të përfitojë 20% zbritje në tarifat standarde të lojërave të realitetit virtual (VR Games).
  2. Pas aktivizimit të paketës Gigastike abonenti do të marrë një SMS nga ALBtelecom, i cili do të përmbajë një kod 6-shifror. Për të përfituar zbritjen, abonenti duhet të paraqitet pranë ambjenteve të VR Games (Rr. Lidhja e Prizerenit, Pallati 12, Kati 1, Tiranë, www.vrgames.al) dhe të referojë kodin.
  3. Kodi që përfitohet me aktivizimin e paketës Gigastike është unik (i papërsëritshëm) sa herë gjenerohet nga sistemi.
  4. Vlefshmëria e kodit është 30 ditë nga momenti i aktivizimit të paketës Gigastike.
  5. Abonenti nuk përfiton një kod të dytë në rast se brenda vlefshmërisë së kodit të parë aktivizon një paketë tjetër Gigastike.
  6. Kodi mund të përdoret vetëm 1 herë brenda vlefshmërisë 30 ditore.
  7. Pas përfundimit të afatit 30 ditor, me aktivizimin e paketës Gigastike, abonenti përfiton sërish 20% zbritje në tarifat standarde të lojërave të realitetit virtual (VR Games).
Përditësuar: 16 Korrik 2018